Reali kërkon Mesut Ozilin
Gjatë Kampionatit Botëror, Mesut Ozil mahniti me lojën e tij fansat e gjithë botës. Tani klubet më të mëdha në botë janë gjueti për të siguaruar shërbimet e tij. Sipas gazetës sportive spanjolle “As”, Reali i Madridit është shumë i “nxehtë” ndaj superyllit të Verder Bremenit. Sipas “As”, drejtuesit e Realit janë të informuar shumë mirë në lidhje me vlerat e lojtarit. Madje gazeta spekulon duke shtruar pyetjen, se cili nga yjet e Realit duhet të ulet në bankinë për t’i bërë vend Ozilit. “As” përmend holandezin Rafael van der Vart, por në rrezik është dhe braziliani Kaka. Forcë krijuese në mesin e sulmeve të rrezikshme gjermane, Ozil ishte një nga lojtarët më argëtues që u panë në këtë Kampionat Botëror. Ai rrëshqiste ëmbël me topin dhe kishte vizionin e një prej lojtarëve krijues më të mirë në botë. Aktualisht luanë në radhët e klubit gjerman të Verder Bremenit, por me vëmendjen që ai tërhoqi pa dyshim që do të luajë në radhët e ekipeve më të mëdha në botë, teksa për të interesohen si Arsenali në Angli, Interi në Itali dhe Real Madrid në Spanjë. I takon turko-gjermanit të zgjedhë të ardhmen e tij. “Mbretërorët” spanjollë, të cilët do të drejtohen nga portugezi Zhoze Murinjo, kërkuan pak ditë më parë edhe shërbimet e Sami Khedirës, lojtari tjetër të Kombëtares gjermane. Menaxheri i klubit të Verderi Bremenit, Klaus Alofs, theksoi se Ozil do të përmbushë kontratën e tij me Verder Bremenin e që skadon në vitin 2011. Gazeta sportive “As” raporton se Reali kërkon edhe sulmuesin e Bajernit, Mario Gomez, i cili mund të zëvendësojë Raulin, në rast se 33-vjeçari do të largohej nga klubi për të cilin ka luajtur gjatë gjithë jetës së tij.
Menaxheri hedh në gjyq David Vijën
Kampioni i botës me Spanjën, David Vija, po përjeton një moment jo të qetë. Ish-menaxheri i tij, Zhoze Luis Tamargo, e ka hedhur në gjyq superyllin spanjoll, duke kërkuar dëmshpërblim nga lojtari një shumë prej 6 milionë eurosh. Gjithçka ka nisur pas transferimit të goleadorit në shumën e 40 milionë eurove nga Valencia te Barcelona. Në 19 prill të këtij viti Vila zgjidhi kontratën me menaxherin e tij me të cilin ishte i lidhur qysh nga viti 2003. Një muaj më pas transferimi i Vilës te Barcelona u mbyll në mënyrë perfekte.
19 Korrik 2010