E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhoze Murinjo nuk e fsheh: “Barça, më e mira në botë”



Pas ditës së parë të punës si trajner i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo dha një interviste për agjencinë portugeze të lajmeve, Lusa. Pasi fitoi një triplete historike me Interin (Ligën e Kampioneve, kampionatin dhe Kupën e Italisë), trajneri portugez është i detyruar të dëshmojë vlerat e tij te Reali, një klub që nuk fiton asnjë trofe prej dy vitesh. “Në moshën time, me ato që unë kam bërë në karrierën time, asnjë person nuk mund të më vërë në provë. Jam shumë i motivuar, e ndjej që kam unë kam një përgjegjësi, por nuk ndjej asnjë lloj presioni. Nëse unë do të fitoj, kjo është një gjë e mire pasi dhe unë jam mësuar me to. Por, nëse do të humbas, jeta do të vazhdojë dhe unë do të shkoj drejt një projekti tjetër për të fituar përsëri”, - deklaroi Murinjo.

BARCELONA
Edhe pse atij do t’i pëlqente shumë për t’u bërë trajneri i parë që fiton tre kampionate të ndryshme, prioriteti i tij është të fitoje me Realin e Madridit, një klub mitik. “Kam një përgjegjësi për ta ndryshuar klubin. Motivimi, organizimi dhe struktura: këto janë bazat. Një klub si Reali i Madridit nuk mund të rijë për një kohë të gjatë pa fituar asgjë. Murinjo, megjithatë është shumë i qartë. “Barcelona është aktualisht ekipi më i mirë në botë. Duhet pranuar se është e vështirë të fitosh një kampionat ku luan Barça”, - pranon Murinjo.

KAKA
“Nuk e di nëse ekipi im do të ketë stilin Murinjo. Por, ajo që di është se ekipet e mia, më përgjithësi i marrin rezultatet në vitin e dytë”, - thotë ai, duke theksuar se Reali i ka armët për të fituar sërish. “Lojtarët të tillë si Kaka dhe Kristiano Ronaldo nuk mund të rënë gjatë pa trofe. Ata kanë një motivim të jashtëzakonshëm dhe do të shpërthejnë”, - premton ai, duke shtuar se “CR9” është një “profesionist i madh”. Murinjo foli edhe për merkaton. “Klubi do të ndryshojë drejtim. Lojtarët që ne do të marrim do të kenë një status më pak të rëndësishëm, por do të kenë mundësi progresi. Objektivi im kryesor është të kem një ekip të ekuilibruar. Dhe për këtë duhen akoma katër përforcime”- vlerësoi Murinjo.

19 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›