Autobusi përplas biçikletën, 1 i plagosur

Aksident me biçikletë
Një 52-vjeçar është aksidentuar rëndë rreth orës 10:40 të së hënës në unazën e Shkodrës, ndërsa lëvizte me biçikletë.
Një autobus që drejtohej nga 37-vjeçari, Ermir Lamja, ka përplasur 52-vjeçarin, Gëzim Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Shkodrës me plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia po kryen veprimet përkatëse në vendin e aksidentit, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i autobusit.
/Anila Dushi/