E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Integrimi, çështje kombëtare. Të vijojë dialogu

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka ripërsëritur sot se reformat janë parësore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Duke folur në tryezën për integrimin në Bashkimin Europian dhe demokratizimin, ambasadori Sequi ka theksuar se se përveç reformave politike vëmendje duhet të përqëndrohet edhe në reformat në shëndetësi dhe arsim.

“Përqëndrimi tek disa reforma të kërkuara ku fokusohet politika, le mënjanë disa të tjera, siç është shëndetësia, arsimi. Kujtojmë se duhet të jenë reforma gjithëpërfshirëse.  Autorët e raportit kanë vënë re se reformat në arsim e shëndetësi janë të papërfunduara për shkak të jostabilitetit politik. Jo qëndrueshmëria në politikë ka sjellë mos realizim të këtyre reformave ” ka shtuar Sequi.
 

Ai gjithashtu u ka kërkuar forcave politike në Shqipëri të vijojnë dialogun në kuadër të procesit të integrimit të vednit në Bashkimin Europian. "Integrimi është një objekt kombëtar. Qeveria dhe opozita të dyja ishin të përfaqësimit takim e MSA-së dhe ne kemi besim që përpjekje e përbashkët do të vazhdojë me anë të dialogun kontruktiv, të kompromisit që u filluan në marrëvehsjet e nëntorit” theksoi Sequi.

Ai ka theksuar më tej se integrimi në Bashkimin Europian është një përpjekje shqiptare e cila duhet të ketë edhe pronësinë për këtë proces. "Integrimi duhet parë si një përgjegjësi e përbashkët si një mjet i fuqishëm. Dua të theksoj që kjo është një përpjekje shqiptare dhe duhet të ketë pronësi për këtë proces. Nuk duhet humbur kohë po kam vënë re se në takimin e Brukselit kishte një vullnet të sinqertë për këtë çështje pasi siç jam përpjekur të shpjegoj integrimi është në interes të vendit dhe në interes të qytetarëve” ka shtuar më tej Sequi.

Nga ana e tij Kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati bëri apel për hapjen e një kapitulli të ri në axhendën zhvillimore të vendit. Bushati këmbënguli tek demokratizimi ndërsa ngriti një sërë çështjesh që ndikojnë tek statusi.
 

“Besoj se çështja e statusit lidhet me kredon politike dhe imazhin e vendit në raport me fqinjët dhe organizmat europian. Së dyti, çështja e statusit është cështjeve e vlerave, ambasadori Sequi shprehu solidaritetin, por unë dua të shtoj si duhet të ndërtojmë jetën tonë, dhe si duhet të mbyllim çështjet me BE, si me pronën, median për të hapur një kapitull të ri në axhendën zhvillimore të vendit, që unë e konsideroj çështjen e tretë të statusit. Pasi axhenda zhvillimore ndihmon integrimin”, shtoi Bushati.

Sipas ministrit të Brendshëm Bujar Nishani integrimi europian zhvillohet në dy aspekte në parapërgatitje dhe në përshtatje. “Shqiptarët e shohin si një domosdoshmëri dhe si një të drejtë të tyre integrimin në Bashkimin Europian. Janë dy çështje që duhet të shtjellohen drejtësia dhe punët e brendshme. Unë i shoh si dy kolona të procesit ku nga njëra anë është debati politik dhe nga ana tjetër procesi në terren dhe të dyja këto shtylla shpeshsherë shtyjnë njëra-tjetrën” theksoi Nishani.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›