Kakavijë, kapet me 6 pako marijuanë 46 vjeçari

Foto ilustruese
KAKAVIJË- Një 46 vjecar është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur një sasi droge e llojit marijuanë.
Sipas të dhenave të policisë, i ndaluari është Arsen Dauti. Gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, tip Nisan, në brendësi të gomës rezervë janë gjetur 6 pako me marijuanë- thonë burimet policore.
I ndaluari është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që dosja në ngarkim të tij i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë. Mbi të rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike. Piro Nase