Sekui: Reformat në shëndetësi e arsim janë lënë jashtë vëmendjes

Ambasadori i BE-se ne Tirane, Etore Sekui
Gjatë tryezës së sotme të organizuar nga BE-ja dhe fondacioni Shqipëria e Hapur, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui, u shpreh se reformat politike kanë lënë jashtë vëmendjes reformat në sektorë të tjerë, si shëndetësia dhe arsimi.
Përqendrimi tek disa reforma të kërkuara ku fokusohet politika, le mënjanë disa të tjera, siç janë shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale etj. Kujtojmë se duhet të jenë reforma gjithëpërfshirëse.
Sipas ambasadorit të BE-së, mospërmbushja e reformave në shëndetësi dhe arsim kanë ardhur për shkak të paqëndrueshmërisë politike në vend.
Raporti thekson se reformat në arsim e shëndetësi janë të papërfunduara për shkak të mungesës së stabilitetit politik. Paqëndrueshmëria në politikë ka sjellë mosrealizim të këtyre reformave. / G.N.