E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, pritet dominim i besnikëve të Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të publikojë gjatë ditës përbërjen e re të qeverisë.  Raportet thonë se në këtë përbërje mund të vërehet një dominim i besnikëve të Putinit.

Gazeta “Vedomosti” raporton se qeveria do të ketë shtatë  zëvendës kryeministra, përfshirë Igor Shuvalov që ishte zëvendëskryeministër i parë në qeverinë e kaluar dhe Arkadi Dvorkoviq që dikur ishte këshilltar i presidentit.

Kremlini njoftoi se për shkak të punëve rreth krijimit të qeverisë së re, Putin ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e G 8-ës që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Vlladimir Putin, i cili u rikthye në presidencë më 7 maj duke marrë mbi vete një mandat të tretë në postin e presidentit të Rusisë, ka emëruar tashmë paraardhësin e tij, Dimitri Medvedev, për kryeministër të vendit.

Medvedev ra dakord të japë dorëheqje pas një mandati në postin e presidentit për t’ia lëshuar rrugën Putinit që të riktheht në Kremlin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›