Automjetet e huaja, hiqet taksa 1 euro ne dite
Automjetet me targa te huaja, qe qarkullojne ne vendin tone, nuk do te paguajne me taksen e qarkullimit 1 euro per dite qendrimi. Dje, Keshilli i Ministrave miratoi nje projektvendimin, i cili u jep mundesi te gjithe drejtuesve te automjeteve qe te mos paguajne takse qarkullimi ne 55 vende ku eshte nenshkruar konventa per taksimin e automjeteve private per perdorim ne trafikun nderkombetar. Me aderimin ne kete konvente, automjetet e regjistruara ne territorin e nje prej paleve kontraktuese, automjetet e lejuara per te qarkulluar ne kete territor, si dhe ato te perjashtuara nga detyrimi per t'u regjistruar ne kete territor, kur qendrojne perkohesisht per perdorim privat ne territorin e nje shteti tjeter kontraktues, do te perjashtohen nga taksat dhe pagesat tarifore te vena per qarkullim, ose mbajtjen e automjeteve ne territorin e atij shteti kontraktues.