E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Bullgari, gati vizat, AMBO dhe Korridori 8

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, zhvilloi dje nje takim me zv/kryeministrin e Bullgarise, njekohesisht ministrin e Jashtem, Ivailo Kalfin, ne te cilin u theksua se dy vendet duhet te zgjeronin me shume bashkepunimin ekonomik dhe politik. Keshtu pas ketij takimi, ministri i Jashtem, Basha, theksoi se Bullgari ndante te njejtin qendrim me palen shqiptare per vazhdimin e projekteve te rendesishme te perbashketa, AMBO-s dhe Korridorit 8-te.

"Ne kete kuader ndajme te njejtin mendim per mbeshtetjen dhe rendesine qe do te vazhdohet t'i kushtohet realizimit te projekteve AMBO dhe Korridori 8, sigurimit te fondeve te nevojshme, me besimin se projekte te tilla do te luajne nje rol te rendesishem ne integrimin dhe zhvillimin e metejshem te bashkepunimit ne rajon", deklaroi Basha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, nje pike e rendesishme e bisedimeve mes dy ministrave ishte edhe procesi i liberalizimit te vizave te Shqiperise me vendet e Bashkimit Evropian mes te cilave edhe Bullgaria. Ne fjalen e tij, zv/kryeministri i Bullgarise, Kalfin, theksoi se vendi i tij do ta mbeshteste fuqimisht kete proces mes Shqiperise dhe KE-se.

"Ka dicka shume te rendesishme, qe eshte procesi per liberalizimin e vizave dhe Bullgaria do te mbeshtese fuqimisht kete proces brenda BE-se dhe do t'i jape Shqiperise mbeshtetje te menjehershme me qellim qe te arrije kete faze sa me shpejt te jete e mundur", deklaroi Ivailo Kalfin ne fjalen e tij perpara mediave shqiptare. Gjate takimit, gjithashtu u bisedua mbi procesin e anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO dhe integrimit ne BE, rreth zhvillimeve ne rajonin tone e ne vecanti ato ne Kosove, bashkepunimin rajonal, si dhe mbi ecurine e bashkepunimit dypalesh. Ne fjalen e tij numri dy i qeverise bullgare theksoi se vendi i tij do te jepte mbeshtetjen maksimale per integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›