E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli merr ne dore "celesat" e lojerave te fatit

Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes do te jete pergjegjese per monitorimin e tregut te lojerave te fatit ne vend. Keshtu, Keshilli i Ministrave miratoi dje disa ndryshime ne ligjin "Per Lojerat e Fatit, Kazinote dhe Hipodromet", sipas te cilave eshte vendosur se organizatori i ketyre lojerave i pajisur me licence mund te hap ne te gjithe territorin e Shqiperise salla per to, por me kushtin qe me pare duhet te marr miratimin e ministrit te Ekonomise per ngritjen e kesaj salle. Sipas relacionit qe e shoqeron kete vendim, ky subjekt eshte i detyruar te marre perseri firmen e ministrit edhe nese vendos ta mbylle kete salle.

"Ky percaktim eshte i rendesishem dhe ka dale i nevojshem gjate zbatimit ne praktike te legjislacionit qe rregullon kete fushe, per te mundesuar keshtu te dhena te sakta mbi ushtrimin e aktivitetit nga organizatoret e lojerave te fatit dhe per te shmangur fenomenin e mosdeklarimeve mbi ushtrimin e aktivitetit ne kete fushe nga ana e tyre", shpjegohet ne relacionin shoqerues te ketij projektvendimi. Nga ana tjeter, ne draftin e ri te ndryshimeve percaktohet se perzgjedhja e subjektit per dhenien e licences "Lotari Kombetare" behet me konkurrim te hapur. Po keshtu, ne draft theksohet se konkurrimi fillon pas shpalljes se fteses per oferte nga Ministria e Ekonomise. Ne draft theksohet se cdo person juridik, apo bashkim personash juridike, vendas apo i huaj ka te drejte te marre pjese ne konkurrim, duke plotesuar dokumentacionin e percaktuar ne kete nen. Po keshtu, ne draft sqarohet se ky percaktim eshte parashikuar edhe per kategorine e lojerave te fatit "Kazino", ku perzgjedhja e subjektit per dhenien e licences per ushtrim veprimtarie per kazino behet me konkurrim te hapur.

Loto dixhitale dhe ne distance

Sipas draftit te ri, te miratuar dje nga Keshilli i Ministrave, ai subjekt, i cili do te marre licencen per nje "Lotari Kombetare" do te kete te drejten te ushtroje edhe "loton dixhitale", si nje loje fati e organizuar ne distance nga organizatori me ane te terminaleve lidhese me sistemin qendror.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›