Automjetet e tonazhit të rëndë “xhiro” nëpër kryeqytet, Edvini i ka pajtuar për të vrarë njerëz
Bashkia e Tiranës shkel ligjin për lëvizjen e mjeteve me tonazh të rëndë, ndërkohë që vetëm betonierët që furnizojnë kartelet e ndërtimit, kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish në mes të ditës
Makinat me tonazh të lartë prej kohësh janë kthyer në një problem shqetësues për rrugët e kryeqytetit. Ndonëse ka rregulla të veçanta për oraret dhe lëvizjen e tyre në Tiranë ndodh e kundërta dhe në çfarëdolloj orari. Organi i cili ka për detyrë vendosjen e rregullave teknike të lëvizjes së këtyre mjeteve brenda territorit të kryeqytetit është Bashkia e Tiranës. Urdhërat e Bashkisë së Tiranës të lëshuar në vitin 2002 të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar, por që nuk respektohen nga ana e këtij pushteti, janë siguruar sot nga TV Klan. Sipas shkresave të Bashkisë së Tiranës, lëvizja e mjeteve me tonazh të rëndë mbi 30 tonë, ndalohet kategorikisht në Unazë dhe brenda Unazës së kryeqytetit brenda një fashe të caktuar orari, por shihni së çfarë ndodh sot në unazën e Tiranës. Një tjetër problem shqetësues mbeten dhe oraret e vëna nga bashkia në të cilat thuhet se ndalohet qarkullimi i automjeteve me aftësi mbajtëse mbi 3.5 ton brenda unazës së Tiranës nga ora 7.00-17.00 ndërsa në akset rrugore dhe brenda unazës jo vetëm që ndodh e kundërta, por në shumë raste këto automjete kthehen në burim serioz aksidentesh për kryeqytetasit, më i fundit ai i së shtunës në qendër të Tiranë. Enti që merret me kushtet teknike të rrugëve, një zyrë nën varësinë e Bashkisë së kryeqytetit, ndonëse ka për detyrë vëzhgimin e një sërë çështjesh teknike mbi mirëmbajtjen dhe kapacitetin e rrugëve, prej kohësh po abuzon dhe me dhënien e lejeve e autorizimeve të cilat i jepen shoqërive të ndryshme për këto automjete të tonazhit të rëndë. Sipas ekspertëve të policisë rrugore jo vetëm që nuk po zbatohet ligji, por në kësi rastesh policia rrugore është e pafuqishme për të ndërhyrë në urdhërat e firmosur prej Ramës. Nisur nga kjo, drejtues të lartë të sigurisë rrugore kanë përpiluar një draft të ri për oraret që përcaktojnë lëvizjen e këtyre automjeteve në rrugët e Tiranës. Ky draft i është dorëzuar Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve ndërsa pritet shqyrtimi i saj në parlament. Ndërkohë, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës nuk ishin të gatshëm që të jepnin shpjegime për këtë çështje.
...