E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika pa moral, një kërcënim për demokracinë dhe funksionimin e shtetit

Morali, në kuptimin themelor nënkupton tërësinë e virtyteve, por edhe në anën e tij të kundërt veset njerëzore, si lakmia për pasuri, degjenerimi moral etj. Gjatë historisë tonë, kombi shqiptar ka shembuj të shkëlqyer kur njerëzit e mëdhenj që kanë hyrë në politikë, kanë lënë pas tyre respektin e përjetshëm në memorien e kombit, për të mos vdekur kurrë. Për të mos shkuar shumë larg, Hasan Prishtina megjithëse nuk shquhej për pasuri, mbante me shpenzimet e tij ne Normalen e Elbasanit shumë të rinj kosovarë që ishin të varfër dhe nuk kishin mundësi të vazhdonin shkollën. Dhe kur u vra në Selanik nga armiqtë e Shqipërisë, iu gjetën vetëm disa franga në xhep, megjithëse sapo kishte lënë postin e Ministrit. Edhe Bajram Curri, i tillë ishte, njeri bujar që gjithë jetën e tij e shkriu për Shqipërinë. Mit’hat Frashëri, nacionalisti i madh i politikës dhe i letrave nga dera fisnike e Frashërllinjve, vdiq i varfër kur gjithë jetën e tij e kishte vendosur në shërbim të Atdheut. Rexhep Krasniqi, ish-Kryetari i “Komitetit Shqipëria e Lirë”në New-York në vitet 1956-92, vdiq i varfër dhe pasurinë më të madhe la dhuratë bibliotekën e tij me mijëra ekzemplarë librash në arshivën e këtij komiteti. Vetëm deri në vitin 1960, me firmën e tij do të largoheshin nga kampet e refugjatëve të Italisë, Francës, Austrisë, Jugosllavisë etj. Më tepër se 15000 shqiptarë që ishin ndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe do të sistemoheshin në Amerikë me strehë, punësim dhe si qytetarë me dinjitet të atij vendi të madh. Janë me qindra shqiptarë që kanë mbetur të mëdhenj se shpirtin dhe pasurinë e tyre ia kanë falur Shqipërisë. Makutëria dhe pafytyrësia për t’u pasuruar dhe krijuar pasuri nëpërmjet politikës, zë fill menjëherë pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Akoma deri në ditët e sotme edhe 20 vjet pas rënies së komunizmit, nuk është sqaruar dhe nuk është hetuar akoma pasuria përrallore e grumbulluar dhe e fshehur nga klika kriminale e Enver Hoxhës dhe e Ramiz Alisë. Për afro një gjysmë shekulli diktaturë, kasta e kuqe kriminale e Enver Hoxhës, nëpërmjet politikës dhe duke shtypur e grabitur popullin, nëpërmjet dhunës, terrorit e represionit, kanë siguruar për vete dhe familjet e tyre një jetë përrallore. Ndërkohë populli fukara, bënte një jetë mizerie, i zhveshur dhe deri në kufijtë e vdekjes nga uria. është enigmë që akoma nuk është zgjidhur, depozitat e arit në bankat e huaja në favor të klikës dhe familjes së Enver Hoxhës e Ramiz Alisë.
është mjaft trishtuese, kur sot në Shqipërinë e vuajtur, 20 vjet pas përmbysjes së komunizmit, elita e Partisë Socialiste është e përfshirë nga një makutëri e grykësi e paparë, në lakminë për t’u pasuruar nëpërmjet politikës. Elita e kësaj partie është një vazhdimësi e të kaluarës ish komuniste. Kryetari i sajë Edi Rama, pasqyron një degjenerim moral të gjithanshëm,një njeri që nuk ka mundur të ndërtojë familje dhe nëpërmjet politikës duke qenë për shumë vite Kryetar i Bashkisë së Tiranës konsiderohet nga mediat e huaja dhe të vendit si njeriu më i pasur i Ballkanit. Ndërkohë në deklarimin e pasurisë sipas ligjit rezulton të jetë “i pastrehë”, anipse bën xhiron e botës në mes të dimrit në plazhet rreth planetit dhe vetëm për të vënë dhëmbët i kushtojnë 36000 euro. Duke fshehu pasurinë e vjedhur, Edi Rama shkel rëndë dhe në mënyrë flagrante ligjet e shtetit demokratik duke krijuar një precedent kërcënues për demokracinë. Duke bërë fjalë për moralin,është e pa moralshme që Edi Rama, Kryetar i opozitës pa asnjë fjalë tjetër është i biri i një krimineli komunist që me 10 Gusht 1988, në pragun e lirisë; Kristaq Rama me firmën e tij si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullorë vari në litar një njeri,një poet të vargjeve të lirisë Havzi Nelën,duke dhënë mesazhe frike dhe tmerri për të mbajtur në këmbë regjimin makabër komunist. Nuk është në moralin e politikës që numri dy i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ish-Ministri i Sigurimit komunist që përgjaku Shkodrën me 2 Prill 1991, sot të jetë “lektori” kryesor i opozitës në Parlamentin e Shqipërisë. Pamja e “bashkësisë” së deputetëve të PS në Parlament është një vazhdimësi e kastës së kuqe enveriste. Pinjollët e “Bllokut” sot janë miliarderë, që pasurinë e tyre e kanë vënë në mënyrë të kundraligjshme, nëpërmjet kontrabandës dhe korrupsionit. Britmat e tyre duke akuzuar të tjerët për hajdutëri, ngjajnë si britmat e hajdutit që ulërin “kapeni hajdutin”. Sot populli nuk është “një turmë” njerëzish siç predikonin komunistët. Mbarë opinioni tanimë e ka kuptuar se hajdutët kanë në krye Edi Ramën. Kjo është arsyeja që politika pa moral është një kërcënim i rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin demokratik, për funksionimin e shtetit të së drejtës për të cilin populli shqiptarë ka derdhur shumë gjak e shumë vuajtje. Dhe kjo makutëri hajdutësh e kriminelësh duhet ndaluar me forcën e ligjit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›