E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pak padit presidentin e Maqedonisë?

Siç raporton agjencia maqedonas e lajmeve Ina, kreu i shtetit maqedonas ka pohuar gjatë një takimi me gazetarët në Ohër se Pak i pati thënë, që udhëheqja e Maqedonisë në vitin 1995 duhej të pranonte ofertën e ndërkombëtarëve për rifillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO nën referencën FYROM. Sipas Ina-s, këtë deklaratë Pak e ka bërë gjatë një takimi me Ivanovin në përkujtim të 15-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Por eurodeputetja, nëpërmjet një prononcimi ka bërë të ditur se asnjëherë nuk e ka takuar Ivanovin dhe nuk ka dhënë deklarata të tilla. “Ju lutem t`ia përcillni porosinë time që të tërheqë deklaratën e tij, për shkak se nuk kam thënë një gjë të tillë. Nuk kam biseduar me të dhe ai nuk mund të përmendë emrin tim. Nëse nuk e tërheq deklaratën, atëherë do të ngrej padi penale kundër tij. Nuk do të lejoj që asnjë president i cilitdo vend, të keqpërdorë emrin tim për interesa personale dhe politike”,thuhet mes të tjerash në reagimin e Doris Pakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›