Opozita e lepujve
Profili i ndihmësve të Edi Ramës tregon se beteja e opozitës është e orientuar drejt mbështetjes së nomenklaturës komuniste e segmenteve sllavo-file. Kontratat e bashkëpunimit që kryebashkiaku ka shpikur si formula bakshishi janë veç mënyra moderne për të shpëtuar një strukturë imorale të destinuar të zhduket bashkë me përfaqësuesin e saj modern, në bashkinë e Tiranës
Edhe dje Edi Rama s’mundi të ofronte asnjë fakt për kryqëzatën morale kundër qeverisë “Berisha” dhe ministrave të saj. Protagonistët e foltores së PS-së mbetën të njëjtët: ish-prokurorët e korrupsionit, të keqpërdorurit e biznesit dhe meskinët që ngjiten pas një përfaqësuesi, me shpresë se do të fitojnë ndonjë valencë.
Opozita e Edi Ramës është një lëvizje klasike e impotencës. Ajo mbetet një përmbledhje e deklaratave pa pasoja, e protagonistëve pa përfaqësim dhe e turmave pa fuqi. S’po merremi me Eglantina Gjermenin, as me Ermonela Felajn e as me Elisa Spiropalin. Për këto përfaqësuese kemi konsensusin për paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë në shqiptimin e shpifjeve e të paudhësive. Po flasim për linjën zyrtare, atë që shqipton i biri i Kristaqit dhe i Anetës çdo të xhuma në selinë e PS-së.
Edvini s’e ka për gjë që njëlloj si tre paraardhëset që homologojë çdo papërgjegjshmëri e çfarëdolloj fantazmagorie, mjaft që disa lepuj me valencë morale që fitojnë para e kredenciale politike.
S’është fjala gjithsesi veç për 20 përqindëshin e Dritan Leprit “Avllajt”, por edhe për lepujt e tjerë të biznesit, politikës, medias e administrimit, të cilët s’kanë bërë hajër në degët e tyre, por që së bashku kanë pasur zgjuarsinë e hienave të kuptojnë se përfitimet vijnë veç duke kryer punët e pista të Edvinit të Kristaqit, përmes marrjes përsipër të përfaqësimit të këtyre punëve në biznes, media, administrim e politikë. Këto nota negative marrin kuptim tek Eduard Shalësi, Ledi Shamku, Artan Gaçi e Fidel Ylli. “Kontrata e bashkëpunimit” që Dritan Avllaj kishte nënshkruar falas, me vlerën e 100 milionë eurove, mjaft që procesi të lidhej shkurt me humorin dhe mundësitë e Edi Ramës është shembulli klasik se si mundet që kategoria e lepujve të mund të bëjë para e njëkohësisht të mund të na prishë punë në rrugën tonë drejt përmbushjes së standardeve të BE-së.
Të të prishin punë lepujt, duket si një paraqitje skenike qesharake, por jo kur është fjala për “lepujt” e Edi Ramës. Këta janë lepuj të nomenklaturës së Enver Hoxhës, të cilët s’kanë nevojë të masin trimërinë a frikën e tyre. Gjithçka është e dhënë nga paratë e pista të Sigurimit të Shtetit prandaj edhe ata janë në politikë, veç për të mbrojtur konsistencën e falangave të Edvinit. Le të ngjajnë sado të pafuqishme. Ato po na nxjerrin punë e po na shkaktojnë pengesa. Kontrata prej 100 milionë eurosh është një tregues se si po rrënohen përpjekjet reformatore të shqiptarëve perëndimorë dhe se si po përfitojnë terren agjentët apatridë e sllavofilë të lindorëve. Klishetë e fetishizimi s’bëjnë shumë punë. Në historinë e ditës kemi Edi Ramën që s’resht se penguari përpjekjet tona për integrimin në BE dhe Dritan Avllajn (Leprin), si përfaqësues të establishmentit të lepujve, të cilët pa profil, pa din e pa iman shqiptar, janë vënë në shërbim të kësaj kauze, nëpërmjet përfaqësimit të korrupsionit, nomenklaturës e sllavofilisë.
Shyqyr Zotit, tabloja sinoptike s’lë vend për dilema dhe s’ka ekologjist në botë që mund të na thotë se duhet shpëtuar disi “opozita e lepujve”. Aq imorale e anakronike sa na paraqitet, ajo është e destinuar të zhduket.