Automjeti i doli nga kontrolli, pranga drejtuesit që shkaktoi aksident
Korçë– Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër duke shkaktuar dëmtimin e dy drejtuesve, të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Bilisht-Kapshticë në vendin e quajtur “kthesat e fshatit Kapshticë, ku drejtuesi Gramoz Ahmeti, i dënuar më parë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, duke drejtuar mjetin e tij me targe KO 5758 B ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip NISAN, me targë NBB 9104 të drejtuar nga Abiol Abasllari. Forcat policore kanë kryer veprimet procedurale për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor “ parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, në ngarkim të drejtuesit Ahmeti, ndaj të cilit u mor masa e arrestit.
3 Qershor 2009