Avioni i zhdukur francez, gjenden objekte në Atlantik
Një sedilje avioni, një xhaketë shpëtimi janë shenjat që dyshohet se bëhet fjalë për “A330”. Pjesë janë dalluar rreth 650 km në veri të ishullit brazilian “Fernando de Noronha”
Blerina Olldashi
Objekte të vogla avioni janë gjetur në Oqeanin Atlantik dhe mendohet se ato janë pjesë e avionit të humbur “A330” të kompanisë “Air France” i cili kishte 228 persona në bord. Një sedilje avioni, një xhaketë shpëtimi, disa pjesë metalike dhe shenjat e derdhjes së karburantit janë dalluar nga fotografimet e pilotëve ushtarakë brazilianë, që po kërkojnë për avionin e zhdukur të Air France. Këto pjesë janë dalluar nga ajri rreth 650 km në veri të ishullit brazilian “Fernando de Noronha”, pikërisht paralel me vijën ajrore që duhej të përshkonte avioni me 228 vetë në bord. Nuk bëhet fjalë për asnjë shenjë jete. Ndërkohë, sipas pamjeve të para pjesët e avionit janë shpërndarë në një rreze deri 60 km. Sipas zëdhënësit të Air Force, Jorg Amaral objektet në fjalë janë dalluar pikërisht në vendin ku avioni ka dhënë sinjalin e fundit automatik, sipas të cilit kishte pësuar një qark të shkurtër elektrik para se të përplasej. Sidoqoftë anijet ushtarake braziliane nuk kanë arritur të mbërrijnë shpejt në atë zonë. Mjetet e para mund të arrijnë në zonën e identifikuar ditën e sotme. Avioni “Airbus A330” kishte 4 vjet që fluturonte. Ende nuk mund të përcaktohet shkaku i kësaj tragjedie ajrore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një avion ushtarak dhe një patrullë shpëtimi, ndërsa presidenti Barak Obama ka ofruar çdo lloj mbështetjeje për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Operacioni i kërkimit të avionit të Air France që u zhduk mbi Oqeanin Atlantik ishte kufizuar në pak milje nautike në katror. Kërkimi u pezullua me rënien a natës, por disa avionë me mjete të specializura për monitorim fluturuan mbi zonë. Kërkimi i avionit është shndërruar në një operacion ndërkombëtar pasi edhe pasagjerët ishin nga 32 vende të ndryshme të botës. Për të afërmit e atyre që ndodheshin në bordin e avionit të Air France, shumë pyetje mbetën pa përgjigje dhe shqetësi erdhi duke u rritur. Informacionet që u janë servirur ofrojnë pak inkurajim, duke marrë parasysh edhe gjetjen e objekteve të një avioni në oqean. Më herët linja ajrore braziliane “Tam” konfirmoi se piloti i njërit prej avionëve të saj që po fluturonte gjatë natës, kishte parë diçka që i ngjasonte mbeturinave të një objekti që digjej. Zyrtarët e Air France besojnë se avioni mund të jetë goditur nga rrufeja pasi kaloi nëpër një stuhi. Kompania thotë se kishte marrë rreth dhjetë mesazhe automatike ku raportohej se disa sisteme elektrike të avionit ishin prishur. Kërkimi i për të është shndërruar në një operacion ndërkombëtar sepse kjo është një katastrofë që ka prekur jo vetëm Francën dhe Brazilin, por dhe shumë pjesë të tjera të botës.
3 Qershor 2009