E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automjeti përfshihet nga flakët, plagoset rëndë shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët, teksa udhëtonte me shpejtësi të madhe në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 35 vjecari Durim Muca. 

DURRËS- Një automjet është përfshirë tërësisht nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, drejtuesi i mjetit 35 vjecari Durim Muca. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme, teksa Muca me banim në Tiranë, ka qënë duke udhëtuar me makinën e tij Audi me targa të huaja.
Sipas hetimeve paraprake nga policia, mësohet të ketë qënë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte makina, ajo që ka shkaktuar humbjen e kontrollit e më pas përfundimin në flakë të mjetit pas daljes nga rruga. Në vendngjarje erdhën në ndihmë dhe forcat zjarrfikëse.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›