E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nuk do heqim dorë nga kërkesa për hapjen e kutive

I sapozgjedhur në krye të PS, Edi Rama deklaron se nuk do heqë dorë nga kërkesa për hapjen e kutive. Deklarata e kryesocialistit u bë gjatë një vizite në shtëpinë e një prej ish themeluesve të PS, Dritëro Agolli, ku ky i fundit nuk kurseu batutat kundër Nanos. 

TIRANE- Partia Socialiste do të hyjë në kuvend vetëm nëse poltësohet kushti kryesor i vënë prej saj për ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar që do ti japë përgjigje asaj që PS e cilëson krim elektoral në zgjedhjet e 28 qershorit. Deklarata e kryetarit të sapozgjedhur të PS, Edi Rama u bë në familjen e një prej themeluesve historikë të Partisë Socialiste, Dritëro Agolli.
“Po u hapën kutitë të gjithë e dinë që merr fund kjo histori. Kjo është një cështje themelore për demokracinë ” u shpreh Rama.
Ndërsa Agolli u ndal në daljen e fundit publike të ish kreut të PS Fatos Nano duke nënvizuar se ndjen keqardhje se si një ish lider i së majtës bën deklarata bazuar vetëm në thashetheme.
“Bëri një diskutim në televizion me thashetheme. Filani ka thënë, filania ka thënë , nëna e filanit ka thënë. Populli e thoshte shumë mirë atë shprehjen se po u përzjeve me krundet të hanë pulat.” theksoi Agolli.
Kryetari i porsazgjedhur i PS, Edi Rama ishte për vizitë në familjen e Dritëro Agollit së bashku me deputetët Eduart Shalsi dhe Vasilika Hysi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›