New York, Berisha: Projekte për terheqjen e "trurit"
Kryeministri Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në pritjen gala të organizuar për nder të tij, nga Rrjeti i Profesionistëve dhe Shqiptaro - Amerikanë (APEN).
NEW YORK- Kryeministri Berisha mori pjesë në pritjen gala të organizuar për nder të tij, nga Rrjeti i Profesionistëve dhe Shqiptaro – Amerikanë, gjatë vizitës së tij në New York. Kryeministri Berisha mbajti një fjalë përshëndetëse në të cilën u ndal gjerësisht në të gjitha arritjet që Shqipëria ka shënuar në vitet e fundit, veçanërisht në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për krijimin e një klime të ngrohtë e të favorshme për biznesin. Duke u ndalur tek të rinjtë dhe kontributin e vyer që ata japin në integrimin e shoqërisë dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare, Kryeministri Berisha i njohu të pranishmit më projektet e qeverisë për inkurajimin e të rinjve shqiptarë dhe tërheqjen e “trurit” për të investuar kapacitetet e tyre intelektuale dhe eksperiencën profesionale në Shqipëri. Në përfundim të pritjes, Kryeministri bashkëbisedoi me të rinjtë e pranishëm dhe iu përgjigj interesit të tyre mbi atë çka Shqipëria ofronte në fushën e biznesit dhe të ekonomisë dhe për vizionin e qeverisë për të afruar sa më shumë investime në vend.
(m.a/News24/BalkanWeb)