E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PS, Lakrori pranon humbjen

Pas rikonfirmimit të Edi Ramës në postin e kreut të PS kandidati tjetër Maqo Lakrori në përfundim të garës, në një prononcim për mediat është shprehur i kënaqur që tashmë projekti që ai paraqiti ka mbështetje edhe nga anëtaret e PS. 

TIRANË- Vetëm pak kohë pas publikimit të rezultatit zyrtar, që rikonfirmon Edi Ramën në krye të PS-së, kandidati Maqo Lakrori shprehu falenderim për ata që votuan dhe bindje për vullnetin e shumicës ka deklaruar. Gjatë një konference për shtyp nga selia e PS-së, Maqo Lakroi, që arriti të marrë vetëm 6.7% të votave të anëtarësisë është shprehur i lumtur që projekti i tij "Socialistët e bashkuar", tashmë nuk është vetëm projekti i tij. Projekti "Socialistët e bashkuar" ka marrë një mbështetje të madhe tek socialistët dhe do t'i shërbejë më tej Partisë Socialiste"- ka thënë ai. Sipas Lakrorit, gara ka shkuar mirë, ndërsa ai vetë shpreson që projekti do të vazhdojë të përqafohet sa më shumë në të ardhmen.
"Me këtë projekt Partia Socialiste do të reformohet plotësisht, do të modernizohet dhe do të ecë përpara"- tha ai. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›