E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron Imzot Rrok Mirditën me rastin e 70-vjetorit

Presidenti Bamir Topi, i dërgoi sot një mesazh Arqipeshkvit të Metropolit të Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetarit të Konferencës Arqipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës, duke i shprehur urimet me rastin e 70-vjetorit të lindjes. 

TIRANË-Presidenti Bamir Topi I dërgoi sot një mesazh urimi për 70 vjetorin, Imzot Rok Mirditës, prelatit të shquar shqiptar, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidencës. "Në këtë ditë të shënuar, duke patur parasysh veprimtarinë tuaj të pakursyer në shërbim të Zotit, të ruajtjes dhe pasurimit jo vetëm të vlerave dhe parimeve shpirtërore, por edhe të virtyteve të rralla njerëzore dhe kombëtare, do të dëshiroja të shpreh dhe një herë mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj në konsolidimin e Kishës Katolike shqiptare, në ringjalljen e besimit fetar dhe shpresës për një jetë e të ardhme sa më të mirë, si dhe për rritjen dhe pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë", thuhet në mesazhin që Presidenti Topi i ka dërguar Imzot Rrok Mirditës. (m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›