E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, Popovski: Censusi në Shqipëri, sipas standardeve evropiane – e njëjta praktikë vlen edhe për Maqedoninë

03-10-2011 / Gazeta 55

Në të dy shtetet, Shqipëri dhe Maqedoni, ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Shqiptarët e shtetit fqinj paralajmëruan bojkotimin e Censusit, për arsye se nuk përmbush të drejtat e pakicës shqiptare atje. Të njëjtin pretendim parashtruan dhe përfaqësues të minoritetit maqedonas në Shqipëri, por në ditën e tretë të Censusit, në rajonin juglindor vërehet një ecuri normale e regjistrimit të popullsisë dhe banesave

Dy ministrat e Jashtëm, ai shqiptar, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Popovski, në një konference për shtyp pohuan se po punojnë për intensifikimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Vizita e Popovskit përkon me kohën kur në të dy shtetet ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe i banesave, dhe të dy ministrat ndanë të njëjtin mendin se “vlerat europiane të BE-së përcaktojnë proceset e regjistrimit të popullsisë në të dy vendet”. Haxhinasto u shpreh se po punohet shumë në drejtim të integrimit ekonomik si dhe për heqjen e barrierave doganore, ndërsa Popovski u shpreh se Shqipëria po jep kontributin e saj të rëndësishëm që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Duke u ndalur në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, dhe deklarimin e minoritetit maqedonas se do të bojkotojnë procesin, ministri Haxhinasto dha garancinë se censusi do të zhvillohet sipas standardeve europiane, dhe se rezultati do të jetë në përputhje me realitetin. “Mendoj se procesi i censusit ofron të gjithë hapësirën dhe garancinë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin e minoriteve në Shqipëri. Çdo pretendim i kundërt me këtë ka një ndikim të fortë politik, i panevojshëm dhe i parëndësishëm”- deklaroi Haxhinasto.
Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se ligji për regjistrimin e popullsisë është bazuar në zbatimin e standardeve më të mira europiane, dhe nuk mund të ketë ndryshe, sepse Shqipëria është shembull në kuadër të zbatimit të të drejtave të minoriteteve.
“Nuk janë të rëndësishme përqindjet, por zbatimi i atyre të drejtave që i përkasin çdo minoriteti”- theksoi më tej ministri Haxhinasto.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›