Kombëtarja, lojtarët synojnë të harrojnë Luksemburgun
TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për ndeshjen e së premtes kundër Francës, e parafundit në eliminatoret e Europianit 2012. Me shumë emra të rinj dhe me një dëshirë për të lënë pas disfatat e shtatorit ndaj Francës e Luksemburgut, futbollistët synojnë ta mbyllin me dinjitet këtë edicion, pasi ëndrra për Europian ka përfunduar, ndërsa ajo për vendin e katërt duket një mision i pamundur.
Shqipëria është 3 pikë larg Bjellorusisë, e cila na ka mundur në ndeshje direkte, kështu që në dy takimet e radhës duhet patjetër 4 pikë. “Duhet të kemi besim tek kjo kombëtare, - tha mesfushori Elis Bakaj. - Kemi shumë elementë të rinj, që mund t’i japin ngjyrime të tjera futbollit tonë. Kemi përpara ndeshjen me Francën, për të cilat shpresat nuk duhen humbur, pasi edhe disfata jonë me Luksemburgun nuk ishte e parashikuar.
Futbolli ka gjithnjë surpriza dhe ne të shpresojmë që kjo do të ndodhë me Francën. Personalisht shpresoj të luaj për të ndihmuar skuadrën”, shtoi mesfushori. Ndërkohë, Ervin Bulku ka kërkuar të fshijë nga kujtesa humbjen e 6 shtatorit ndaj Luksemburgut, që sipas tij, është gabimi i vetëm i bërë nga kombëtarja shqiptare në këtë fazë eliminatore. “Vijmë në këto dy ndeshje pas dy humbjeve, por ajo me Luksemburgun ishte shumë e papritur, - deklaroi Bulku. – Ky është futbolli dhe në futboll ka edhe gjëra të papritura. Gjithsesi, kemi edhe dy ndeshje dhe nuk duhet të nxitohemi për të rritur tonet kritike ndaj kësaj kombëtareje. Me përjashtim të humbjes me ekipin e Luksemburgut, nuk gjykoj se rezultatet e tjera duhet të na befasojnë.
Pasi të mbarojnë këto dy takime, i takon Federatës të zhvillojë analizën zyrtare dhe mbi këtë bazë të vendosë pikat mbi I për ecurinë dhe vlerat e ekipit kombëtar”, tha më tej ai. Ndër emrat e rinj të thirrur nga Josip Kuzhe është edhe kosovari Agonit Sallaj, i cili në moshën 19-vjeçare, e sheh veten në ekipin kombëtar të Shqipërisë. “Unë jam 19 vjeç dhe prezenca këtu më shton detyrimin që ta justifikoj, duke shfaqur cilësitë më të mira në fushë, - deklaroi Agonit Sallaj nga grumbullimi i kombëtares në Durrës. – Jam shumë entuziast për këtë ftesë të parë në ekipin kombëtar”, shtoi ai. Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet të premten në orën 21 në stadiumin “Stade de France”, në Sent Denis.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)