E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka: Priten investime ruse në Shqipëri, sektorët e preferuar janë turizmi dhe industria minerare

03-10-2011 / Gazeta 55

Investitorët rusë mund të investojnë në Shqipëri, kryesisht në zhvillimin e energjisë së burimeve minerale, turizmit, bujqësisë dhe ndërtimit. Një fakt të tillë e ka pohuar vetë ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka, gjatë një forumi dypalësh biznesi që u mbajt në Rusi pak ditë më parë. “Ndërveprimi mes Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë mund të japë një shtysë të re për bashkëpunim më të fuqishëm midis vendeve tona”- tha ai. Duke shtuar se Shqipëria ka vendosur tashmë marrëdhënie të mira me qeverinë e Rusisë, ministrinë e saj të Energjisë dhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë. “Ne do të donim për të kaluar tani nga fjalët në vepra”, theksoi Gjoka. Nga ana tjetër, diplomati shqiptar përmendi mungesën e informacionit mbi Shqipërinë në mesin e investitorëve potencialë rusë, si pengesën kryesore për lidhje më të forta mes bizneseve të të dy vendeve. “Është e nevojshme të zhvillohet shkëmbimi i informacionit dhe nga ana e saj, ambasada shqiptare në Rusi është e gatshme për të ndihmuar të gjithë ata që e dëshirojnë atë”- tha Gjoka. Duke përfunduar se fushat më premtuese të bashkëpunimit mes dy vendeve, mund të jenë ato në sektorin e energjisë, të burimeve minerale të zhvillimit, turizmit, biznesit bujqësor dhe ndërtimin e infrastrukturës. “Shqipëria është e interesuar në pjesëmarrjen e Rusisë në këto fusha”- tha qartë Gjoka. Pas foruminit të biznesit, dy Dhomat e Tregtisë, të të dyja vendeve, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›