E Diel, 1 Nëntor 2026

Autonomia e kritikes dhe anatemes Nga Albert Vataj



Kritika letrare, pavaresisht rrethanave mohuese dhe asgjesuese, zhurmes dhe pengimeve te shumta, ne njefare menyre ajo ekziston. Kjo merr persiper me promovu sentencen e nje tjeter ngasje qemtuese, me te cilen studjuesi Behar Gjoka cek ne nevojen e ngutshme per komunikim, duke beh ne vitrinen e librarit me titullin "Autonomia e kritikes letrare". Tankjo, per te mbetet ngulm, kjartesimi i pamjes se mjegullume, ku kritika letrare struket prej frikes se natemes. Ai mundet me "guxu" me debu, tancka ban qe kjo mjegull me u ba ma e dendun, ma marrafrymese. Ai pohon ate shumesi zerash qe njiheresh kerkojne me justifiku kete mishmash botimesh, kultin e perbindshem te antivleres, duke u rrek me ia faturu fajin mungeses se kritikes letrare. Duke besu se kritika shpesh eshte gardian i vlerave, temjan ne taftin djallzor te nje tekstshkrimi, "gojet e liga" duke kqyre nga kritika, shpresojne se keto pena te thyme kane me mujt me e vu nen fre pasionin e tyne.

Vramendja qe ka ngucatun studjuesin Behar Gjoka, t'i pervishet nje sipermarrje, sa guximtare aq dhe te domosdoshme, ka sherby si vullnese per gjallimin e gjanave qe pasurojne ne ma t'miren e vet, letrat shqipe. Kjo tollovi mendesie, nder qemtues te letersise ne tansi, dhe tekstit ne vecanti, ka rrek te jete njiherash edhe ngulm i shumekujt tjeter. Kjo ndoshta nga nje lloj perjashtimi i vleres, ku keto hamendje kundrojne teksa gatuhet e tashmja e tekstshkrimit shqip. Gjithqysh, ky liber mundet me kjartesu shume dyzime, trullosje dhe haperdamje, ku shume prej nesh e gjejne veten, prej kurrckaje tjeter, vetem prej deshires se mire, per me e pa letersine shqipe, teksa kumton e kungon per lexuesin bashkekohesi dhe vlere, e kurrsesi te ndjehet e perjashtume prej sofres se madhe te letersise botnore.

Sikunder gjithcka tjeter, e vendosur ne nje terren ende nen rrezatimin e diktimit prej se djeshmes, nuk kane mbet te perjashtum prej anatemes e botekuptimit meskin, te nje shoqnie ende te trullosur, edhe pasja ose jo e nje kritike te mirfillte, pranimi ose jo i saj si nje "e keqe" e domosdoshme. Anipse kane kaluar do shume vjet prejkur, bashke me ndryshimet politike, ne Shqiperi, ceken edhe hazdite per te dale prej gardhesh, per te thyer zinxhiret, ende ka pak gjas per tjeterqysh metimesh. Atmosfera, mbi te cilat eshte ngritun institucioni i vleres se krjimtarise, ka ba qe edhe kritika, apo studimi i tekstit, te jete ne nje fare menyre ne solidaritet, ne njemendesi me atributin e vleresimit, nisun prej elementesh jashteletrare. Gjithqysh letersia ka ecur, e ka ba jeten e vet, pa e vrare mendjen se eshte apo duhet te jet nje qemtues qe e gjurmon, nje urdhnese qe e ysht ne rruginen e vet pernga kumti dhe vlera. Ajo ka ba me vetvedin cfare ka dasht, pa e ditun se tuj u perpjek me ndertu permendoren e vet turravrap dhe shkel e shko, nuk ka ba gja tjeter vetem se i ka heq te drejten vetes per me u rrjeshtu me te tjeret ne vijen e startit. Ato pak kumtues te tekstshkrimit shqip qe bajne perjashtim, ose ua kane hequn zanin ne tellallin mediatik, ose duke u mjaftu me vleren, i kane lane lexuesit vullnesen e lire te perzgjedhjes dhe pranimit. Ne keto kushte, e tashmja e perceptimit te vlerave, e gjen vedin ne rrugekryq, e pakjarte per kahun e rrugtimit. Ky hutim bahet shkas qe "krimineler ekologjike" te mos ndalen ne turrin e tyne botues e promovues.

Gjoka nuk nguron te besoje se kritika letrare, veshtrohet si humnera ku mundet te fshihen te gjitha mangesite e shkrimit letrar, te harkut kohor, bashkekohesise, qofte edhe te letersise se cmimeve, qe ne marredhenie me vleren letrare, paraqitet me kaq shume mungime krejt te rrokshme ne tekste te shumta, te vleresuara me cmime.

Fakti kokeforte qe natyra e nderlikuar e shqiptarit, pavaresisht hapesires ku jeton, simbas Behar Gjokes, jo vetem nuk e pranon kritiken, si norme dhe menyre komunikimi, por as nuk shpreson se ajo ka ndonje rol te dukshem ne jete dhe veprimtarine e saj metuese. Perkunder gjithekesaj shtjelle te ngritun per mungese te kritikes, si parathenie e mangesise se vlerave te teksshkrimit.

Jo gjithhere, por bukur shpesh gjate rrugetimit per te depertu nen lekuren e siperfaqes se letersise, dohere me kapercy fasaden shndritese, me te cilen propoganda stolis kontaktin fillmor te tekstit me lexuesin, kami ndeshun ne pamundesine, si e mbrama shtys. Anipse perhere kam hezituar te hedhi ate hap qe me ka ngucatun, gjithnje me eshte dashtun te ndeshem me pamundesine, si rruge e permbushun.

Sipas "Autonomia e kritikes letrare", kritika ner ne, me teper kuptohet dhe realizohet si nje beteje gladiatoresh, qe ndeshen ne perleshjen e madhe, si me thene per jete a vdekje, se sa ne nje debat te mirepritun dhe te shumepritur ne lidhje me shumecka. Varesisht mjediseve, ku duket se sikur gjallon njefar kritike, ajo ka si tipar baze te shperfaqjes, me teper mllefin, urretjen dhe sharjen, se sa debatin per pranine e vleres se mirefillte letrare. Jo vetem kaq, ajo eshte shnderruar nje vullnese cokash, dalezotje te shtirura, ose trumbetim me ngulm per te kerku gjithnje per nje vend ne pjedestalin e nderit per emna, jo tekste, per pikpamje sociale dhe kurrsesi per shije estetike. Kesisoj, ata tekstlexues sqim, te kandun prej deshires per me rrit protagonizmin tek pruresi me doremylmyer, nuk merakosen per pamundesise se kohes qe u duhet per me levru nenlekuren e tekstit, por zatetin nje kompjuter e hedhin turravrap do lajka e gajle, duke i stolis ne nje leksik jargavites e te lyrosur prej shtirjesh dhe sajesash kumtuese. Autori e ka cek terthor, dashtazi, kete ngasje, ka punu ne kete ngaster, ku asht me e harlisun bima e vlerave promovuese dhe talenteve dhe gjenive te tekstit, te cilun tinzisht.

Gjithepoaq, kritika e kesisojte, qellon me se shpeshti te ngaterrohet me kritiken si nje akt gjithepames dhe menyre shprehjeje e njimendte e atyne qe jane me te zote, me me para, gjithhere te gjindshem. Kritika letrare ketyre koheve, pra ne qasjet moderne dhe pasmoderne, eshte terhequr disi nga prania e saj ne orientimin e zhdervillimeve dhe evolucionit letrar, thote Gjoka. Sipas tij, ajo si fushe specifike e verifikimit te vlerave letrare, ka mbetur me fusheveprimi, kryesisht dhe vetem ne aspektin e afirmimit te botimeve te reja, kryesisht te tipit te vitrines se librit. Autori terheq vemendjen gjithashtu dhe kumton se, vlerat e mirefillta letrare, ne menyre imediate, ekziston dhe funksionon si e tille, vecmas prej tre faktoreve:

A - Autorit, qe ne artin e kultivuar, pra ne ato shenjat e rrokshme autoriale, ka peshe thelbesore per te perjetuar dhe mandej edhe per te shpaluar letraren, pamedyshje ne te gjitha format e veta ekzistenciale, si poezi, proze, dramatike, si dhe si menyre e percjelljes se saj me ane te metateksteve, kulturologjike, eseistike, kritike dhe studimore.

B - Lexuesi, i cili pa asnje medyshje eshte teper i larmishem, por qe tekembremja, prania e tij na vjen ne tri forma kryesore, lexues i gjere, qe kryesisht lexon vetem per deshire, lexues i specilizuar, pra kritik letrar, qe zakonisht percjelle vlerat e botimeve bashkekohore, por ndonjehere hedh veshtrirnin per te intrepretuar edhe tekste te mehershme, qe per nje arsye apo nje tjeter nuk jane verifikuar si vlere dhe shenje e tille, dhe studiues, qe detyrirnisht merr ne siten e vete, madje me ane te verifikimit te thelluar dhe tashme argumenton pranine e vleres dhe te mungeses se saj, ne menyre e hollesishme.

C - Teksti, qe zakonisht paraqitet i ngurtesuar ne shkronja dhe qe percillet me ane te teksteve, ne te dyja format e pranise se vete, si doreshkrim apo edhe si te botuara, i cili shtegeton nga njera kohe ne tjetren, nga njera hapesire ne tjetren, duke patur vetemse lidhje hipotetike, pamedyshje me te dy faktoret e tjere te mesiperme, pra me autorin dhe lexuesin, e ku me te parin lidhja e ketille eshte e rrokshme, kurse me lexuesin eshte nje hipotetike e levizshme dhe tejet dinamike.

"Autonomia e kritikes letrare", kremtohet ne kete komunikim me lexuesin, vecmas si nje thirrje, qe fillimisht kritika letrare, do te duhet te fitoje statusin e vet, pra mevetesine e paprekshme, tipar te cilin ajo e ka patur dhe e ka humbur neper shtjellat ideologjike dhe sociologjike. Sipas Gjokes, tanime ajo po rreket me kot te rremihe neper rrugina, qe nuk te shpien tek shtegu i pranise se saj, si nje trajtim i librave te botuar ne bashkekohesi, por edhe si nje ndihmese per te sjelle ne skenen letrare, letersine ne hije, ma teper te perzene per shkaqe jashteletrare. Ne nje kuptim, si shtyse teorike, per te mberritur tek ky qendrim, pra ne kerkim te mevetesise se trajtimit te letrares si e tille, edhe ne konceptimin e kritikes letrare, pa harruar as studimin e saj te thelluar, ka ndikuar edhe sugjerimi i Ibrahim Rugoves, pamedyshje kur flet mbi trajtimin e letersise si vlere dhe shenje tekstologjike, duke theksuar: Bazen e vepres se hapur e perbejne shija dhe vleresimi autonom te njeriut qe i qaset artit, gje e cila shquan kerkesen e artit te sotem qe te krijoje njeriun autonom permes aktivizimit te aperativ.

Qasja e librit, rreket mbi te gjitha qe te shpaloje nevojen per autonomi te kritikes letrare, pra te metatekstit kritik, syrit te nevojshem per te dhene nje mendim parak mbi nje tekst, nga koha dhe pakohesia, nga rrymimet dhe alterntaivat zyrtare, nga ndikimi i pranise se personaliteteve dhe individualiteteve, pra mbase ka gjasa qe te jete, si nje shtjellim i pandervarshem nga faktoret jashteletrare, per te dale me ne fund ne shtegun e mevetesise se shpalimit kritik, si nje metatekst i larmise se shpalimeve te ekzistences se letrares.

Duke u ndalun ne fund te ketij kuvendimi, me kanda me besu e tuj besu me pranu se kritika ka nevoje per nje autonomi, te cilen Behar Gjoka ka endun neper nje terren capraz per me e pru ner ne si nje shkas komunikimi. Anipse ajo tash per tash, kurrcka tjeter nuk munet me kene vetem nje anateme, nje qellese me gure, nje pendese, nje faj. E duke ken e till, ajo mundet me gjallu e lendume dhe e perjashtume, e perndjekur dhe e lecitun. Kesisoj, u duhet pohu atyne qe besojne se kritika ne letersine shqipe munet me ba dicka, me e ndal kete shtaz te terbume qe asht injektu neper pasione pendthymish. Nuk ka kurrnji gjas qi kjo me ndodh, qyshse ajo ndjehet sic dhe meton autori i "Anatomia e kritikes letrare" , kritika letrare, veshtrohet edhe si humnera ku mundet te fshihen te gjitha mangesite e shkrimit letrar, te harkut kohor te bashkekohesise, qofte edhe te letersise se cmimeve, qe ne marredhenie me vleren letrare, paraqitet me kaq shume mungime krejt te rrokshme ne tekste te shumta, te vleresuara me cmime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›