E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat europiane, vitin e ardhshem do te vihen nen nje mbikeqyrje te plote

Te gjitha bankat e vendeve te Eurozones, duke nisur qe nga data 1 janar e vitit te ardhshem, do te vihen nen nje mbikeqyrje te vecante. Kete e mundeson nenshkrimi i marreveshjes perkatese, te nenshkruar dje nga vendet anetare te BE-se, sipas perfaqesuesve te te cileve, ky mekanizem per shmangien e krizes bankare eshte vetem hapi i radhes per te kthyer stabilitetin monetar ne rajon. Dakordesia rreth aplikimit te nje mekanizmi te tille eshte shprehur parimisht, ndersa ne 1 janar te vitit te ardhshem, pritet qe vendet anetare te nisin nenshkrimin dhe ratifikimin e saj. Nga ana e saj, kancelaria gjermane, Angela Merkel u shpreh se mbikeqyrja e plote bankare, ka per t'i sherbyer nje rikapitalizimi bankar. Ndersa presidenti francez, Francois Hollande e quajti kete si nje pike kthese ne krizen qe po perjeton Eurozona, te pakten per momentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›