Te ardhurat nga Tatimet e Doganat, me rritje cdo vit
Eglantina Nasi
Zeri "Te ardhura nga Tatimet dhe Doganat" rezulton qe te kete shenuar rritje nga njeri vit ne tjetrin, duke i siguruar keshtu me shume para' arkes se buxhetit te shtetit. Nje rezultat i tille vihet re, pas nje krahasimi mes statistikave te ketij zeri te vecante, gjate 8-mujorit te ketij viti, me ato te nje viti me pare. Te publikuara nga ministria e Financave, ato tregojne saktesisht sesi ne fund te muajit gusht 2012, rezultonin te grumbulluara 153.840 milione leke ne total nga zeri "Te ardhura nga Tatimet dhe Doganat", per te njejten periudhe respektive te nje viti me pare, kjo shifer, ka qene vetem 151.100 milione leke. Por kjo dukuri vihet re, po te krahasojme edhe muajt e tjere te viteve perkates. Keshtu, duke vijuar perballjen statistikore, veme re se ndersa ne fund te muajit korrik 2012, rezultonin te grumbulluara per buxhetin 131.393 milione leke, ne korrikun 2011, kjo shifer ka qene 128.379 milione leke. Per te vijuar me qershorin 2012, kur nga tatimet dhe doganat u mblodhen 110.856 milione leke, nga 108.701 ne qershorin 2011; 91.005 milione leke ne majin 2012 nga 89.506 te tilla ne majin 2011; 71.989 milione leke ne prillin 2012, nga 70.388 ne prill 2011 apo 54.367 milione leke ne mars 2012, kundrejt vetem 53.294 te tillave ne muajin respektiv te nje vit me pare, mars 2011 etj. Me gjithe luhatjen qe te ndara me vec, parate e siguruara nga tatimet dhe doganat, kane pasur gjate muajve te secilit vit, ajo qe bie ne sy, nga keto shifra, eshte qartazi dukuria se ato rriten respektivisht nga viti ne vit, duke folur keshtu per nje perfomrnace pozitive te mbledhjes se detyrimeve perkatese, nga secila prej administratave, si ajo tatimore, ashti edhe ajo doganore. Rritja progresive e te cilave, i ka bere ekspertet e Financave, qe te kene parashikuar nje total me te larte kete vit sesa ne vitin 2011, per rezultanten e 12 muajve se bashku. Keshtu, dikasteri i MF-se, ka perllogaritur saktesisht shumen e 251.168 milione lekeve qe duhet te mblidhen deri ne fund te vitit 2012 permes zerit "Te ardhura nga Tatimet dhe Doganat", detyrim ky me i larte, se ai i caktuar nje vit me pare, ne nivelin prej 242.077 milione lekesh. Pikerisht, me kete ndryshim te ketyre vlerave mund te shpjegohet, edhe ndryshimi i perqindjeve ne realizimin e ketij zeri, konkretisht 62.01% ne fund te 8-mujorit 2011, krahasuar me 61.25% te 8-mujorit 2012. Ku kjo e dyta, edhe pse duket te jete me e vogel ne vlere, nuk duket te jete aspak e tille nese krahasohet me totalin e parashikuar vjetor per t'u mbledhur rreth saj, qe sic thame, eshte me i larte, se ai i nje viti me pare, perllogaritur nga ekspertet e ministrise se Financave.
Vendoret, ritem te njejte te ardhurash
Te ardhurat qe pushteti vendor i ka akorduar buxhetit te pushtetit qendror, duket se kane pasur ecuri te njejte sivjet, njesoj si edhe gjate vitit te kaluar. Keshtu, referuar treguesve fiskale per 8-mujorin 2012, rezulton se ky ze ka akumuluar ne arken e buxhetit, shumen totale prej 8.139 milione lekesh, krahasuar me ate prej 8.110 milione leke te se njejtes periudhe te vitit te kaluar. Ecuri kjo gati e ngjashme edhe me ate te muajve te tjere pararendes. Per shembull, nese nga pushteti vendor, qeveria siguroi gjate muajit korrik 2012, shumen prej 7.438 milione lekesh, ne muajin korrik te vitit te kaluar, mesohet se kjo shifer ka qene 7.469 milione leke etj.