E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Bukuresht, ne zbulimin e pllakes perkujtimore per 100-vjetorin e Pavaresise

Kryeministri Berisha, gjate vizites se tij ne Bukuresht, mori pjese ne ceremonine e zbulimit te pllakes perkujtimore tek Kisha "Sf. Nicolae Dintr-o Zi", aktivitet i organizuar nga ambasada shqiptare ne Bukuresht, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Kjo kishe, e vendosur ne qendren e Bukureshtit, ben pjese edhe ne historine e Shqiperise dhe shqiptareve. Ajo eshte vene ne sherbim te Komunitetit Ortodoks Shqiptar nga viti 1911-1945. Ne pershendetjen e tij, Kryeministri Sali Berisha, duke falenderuar te pranishmit per prezencen e tyre u shpreh se ceremonia ka nje simbolike shume te domethenese per Shqiperine dhe kombin shqiptar. "Bukureshti eshte nje qytet i lidhur ngushtesisht me evenimente, fakte dhe personazhe te rendesishme te historise se Shqiperise dhe do te kujtohet gjithmone nga shqiptaret si nje nga qendrat me te rendesishme te organizimit dhe perpjekjeve te tyre per krijimin e shtetit te pavarur. Kryeministri vleresoi rolin percaktues te komunitetit shqiptar ne kete qytet, ne vendimin per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise nga Ismail Qemali", - u shpreh Berisha. Kreu i qeverise tha se ndihet krenar dhe mirenjohes per marredheniet qe dy vendet dhe kombet tona kane pasur per 100 vjet me radhe. Ai nenvizoi se sot marredheniet midis dy vendeve jane te shkelqyera. Rumania e ka mbeshtetur fuqishem Shqiperine ne rrugen e anetaresimit ne NATO dhe mbeshtet ate ne rrugen e integrimit ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›