E Diel, 1 Nëntor 2026

Deficiti buxhetor nga 66.63% vjet, sivjet vec 54.02%

Nga 66.63% qe figuronte ne fund te 8-mujorit te vitit te kaluar, treguesi i deficitit buxhetor per 8-mujorin 2012, arriti ne nivelin prej vetem 54.02%. Nje ecuri pozitive kjo per financat e shtetit, po te mendojme se raportin mes te ardhurave dhe shpenzimeve, qe ai perfaqeson. Ne terma konkrete, nese vitin e kaluar, deficiti buxhetor ka qene me i larte, ka treguar nje norme me te larte perpjesetimore mes shpenzimeve qe jane kryer me parate e arkes se buxhetit dhe te ardhurave qe jane fituar ne te. Norme kjo, e cila mesa duket eshte ulur gjate ecurise deri ne fund te muajit gusht te ketij viti. Konkretisht, nese iu referohemi te dhenave te referuara nga ministria e Financave rreth ketij treguesi, shohim se ne fund te muajit gusht 2011, deficiti buxhetor figuronte ne nje vlere me te larte, prej -31.190 milione lekesh, ndersa per te njejten periudhe te ketij viti, ai ka qene ne nivelin prej -22.238 milione lekesh. Nderkaq, ekspertet e Financave kane parashikuat qe ky tregues te zbutet me nderhyrje te tilla si ajo permes te ardhurave te siguruara nga privatizimi, apo huamarrjes se brendshme. Edhe keta tregues, qe gjate ketij viti, rezultojne te kene pasur nje ecuri me te larte pozitive, se ajo e shenuar gjate nje viti me pare. Konkretisht, te ardhurat nga aktiviteti i privatizimit rezultojne qe per 8-mujorin te kene qene ne kuoten e 735 milione lekeve, nga vetem 337 te tilla, te realizuara gjate se njejtes periudhe te vitit 2011. Nderkohe, qe ekspertet e Financave kane bere nje parashikim vjetor per 2012-n rreth tyre, vetem ne nivelin prej 300 milione lekesh. Kurse huamarrja e brendshme, ka arritur nje shifer prej 8.454 milione lekesh gjate periudhes janar-gusht te ketij viti, kur parashikimi vjetor i bere rreth saj, nga ekspertet e Financave, rezulton te jete 18.515 milione leke ne total.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›