Autopsia Aurora Trashani eshte qelluar me thike ne trup

Vdekja e Aurora Trashanit 32-vjecares nga Shkodra qe u gjet e pajete dy dite me pare ne rrugen Muhamet Gjollesha ne kryeqytet ka ardhur si pasoje e goditjes me thike. Pas dyshimeve qe ekspertet e kriminalistikes kane pasur qe ne fillim per ngjarjen nje dite me pare autopsia mjekoligjore ka percaktuar se shkaku i vdekjes se te afermes se ish-deputetes se Integrimit Arenca Trashani Aurora Trashani juriste ne Drejtorine e Hetimit ne Autoritetin e Konkurrences nuk ka qene asfiksia sic dhe u mendua fillimisht por goditjet ne trup me mjete prerese. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime prane Mjekesise Ligjore nderkohe qe po dje zyrtarisht policia e kryeqytetit ka pohuar variantin ne fjale. Keshtu ne nje njoftim te saj per shtyp gjate dites se djeshme Drejtoria e Policise se Tiranes ka bere me dije se ne oren 1200 te se merkures ne rrugen Muhamet Gjollesha pall. 64 ne katin e peste prane godines se Sigurimeve Shendetesore Tirane persona te paidentifikuar kane vrare 32-vjecaren Aurora Trashani lindur ne Shkoder e banuese me qera ne adresen e mesiperme e cila eshte goditur ne pjese te ndryshme te trupit me mjete te mprehta si dhe ka pasur djegie ne trup. Policia ka sqaruar gjithashtu se nga sherbimet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit jane kryer veprimet procedurale dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Aurora Trashani u gjet e pajete ne banesen e saj kur sherbimet zjarrfikese dhe policia e Tiranes jane njoftuar mesditen e se merkures se ne afersi te Zogut te Zi ne nje pallat prane stacionit te furgoneve te Shkodres nje banese ne katin e peste kishte marre flake. Pas fikjes se zjarrit zjarrfikesit kane hyre brenda kane vene re se nje nga dhomat e shtepise ishte thuajse e djegur teresisht bashke me orendite e saj ndersa ne te ndodhej trupi i nje personi te pajete.