E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lahutari

Interviste me lahutarin Pjeter Matusha nga Bajza e Kastratit

Ne Festivalin e lahutareve organizuar ne qershor ne qytetin e Lezhes ku moren pjese mjeshtra te lahutes nga Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia ju u nderuat me cmim. A mund te thoni se kur nisi lidhja juaj me kete vegel muzikore te lashte e te rralle

Isha rreth moshes 15 vjec kur u sevdallosa mbas ketij instrumenti. Kur i binin te tjeret une u shkoja prane dhe perpiqesha tua vidhja mjeshterine duke i ndjekur cdo levizje te duarve dhe te fytyres. Me rrembeu aq shume sa thosha shpesh Ah sikur te mesoj shpejt ti bie dhe te kendoj edhe une kaq mire U dhashe pas lahutes duke sakrifikuar edhe nga koha e lire dhe e lojerave me bashkemoshataret e mi. Perpjekjet e mia kembengulese me ndihmuan te filloj shpejt nga krijimi i teksteve dhe kengeve te para. Mjeshtrat ne fshatin tim ne Bajze te Kastratit dhe fshatrat perrethsi dhe te gjithe ata qe i degjonin mi vleresuan jo per te me bere qefin por sipas tyre sepse ishin me te vertete te mira. Me besoni qysh nga mosha 15 vjec dhe deri me sot pas afro 50 vjetesh nuk jam ndare me nga lahuta. Ne kohen e regjimit komunist me pushkatuan babain si armik te partise e te popullit. Duke u shprehur ne menyre figurative mund te them se bashke me babain me pushkatuan edhe disa nga endrrat e mia me te bukura per te ardhmen time. Lahuta me ndihmoi shume ti harroja cdo dite per pak ore vuajtjet dhe veshtiresite e shumta te jetes ne ate kohe mbetur jetim ne moshen kur kisha aq shume nevoje per dashurine dhe kujdesin e babait. Kur luaja kisha bindjen se tingujt e lahutes sime merrnin me vete edhe zemren time dhe arrinin te dilnin nga muret dhe catia e shtepise sone e te perhapeshin maleve fushave pyjeve luginave. Kuptohet se me pasionin dhe punen time te vazhdueshme arrita te behesha mjeshter ne ekzekutimet ne lahute dhe te krijoja kenge e melodi qe pa kapercyer cakun e modestise jane pelqyer dhe vleresuar jo vetem nga njerezit e thjeshtepor edhe nga specialiste te muzikes.

Cilet jane disa nga veprimtarite muzikore ku keni marre pjese

Pas nje kohe me lejuan te isha pjesemarres ne veprimtari lokale e ne shkalle rrethi. Kur me dhane lajmin se do te isha anetar i ansamblit te rrethit ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres kam ndjere nje nga gezimet me te medha. Por mund te them se karrieres sime iu hapen plotesisht rruget pas vitit 1990. Kam marre pjese ne disa festivale folklorike ne Shqiperi dhe ne disa veprimtari te tjera. Nje nga aktivitetet me mbreselenes per mua mbetet pjesemarrja ne nje takim forklorik ne Venecia te Italise si anetar i Grupit Cam. Kujtime te paharrueshme kam edhe nga koncertet ne SHBA per bashkekombasit tane emigrante ne Boston Micigan Nju Jork etj.

A pajtoheni me opinionin se numri i lahutareve eshte i paket dhe ne renie

Nuk eshte e lehte qe kjo vegel muzikore e lashte ti rezistoje kohes moderne. Per ta mbajtur te gjalle jane bere perpjekje te medha jo vetem nga ne lahutaret por edhe nga studiues te folklorit tone kombetar. Ky problem nuk eshte vetem per lahuten por edhe per cifteline sharkine gajden dajren fyellin etj. Muzika dhe kenga popullore folklorike po kalojne nje krize qe uroj te jete kalimtare si rrjedhoje e presionit te rrymave dhe instrumenteve moderne si dhe e komercializmit nga disa krijues dhe kengetare te dhene pas perfitimeve te dites dhe jo te afte per krijime te pastra e te qendrueshme muzikore me origjinalitet dhe me identitet te qarte kombetar. Une jam i bindur se lahuta ashtu si folklori ne pergjithesi nuk do te vdesin. Sa te rrojne traditat epika trimeria shqiptare do te ekzistoje edhe lahuta. Ajo do te perballoje rreziqet si nga mplakja ashtu dhe nga modernizmi si dhe nga mediokriteti e komercializmi. Tek une lahuta dhe muzika prej telave te saj do te ruhet deri sa te me rrahe zemra. Mbijetesa e kenges dhe e instrumenteve popullore po lehtesohet dhe mbeshtetet fort edhe nga spektakli unikal dhe i ndjekur masivisht nga shqiptaret kudo ku jane Kenget e shekullit i pergatitur dhe transmetuar ne Televizionin Kombetar dhe me prestigj edhe pertej kufijve shqiptare Klan.

Cilat do te jene veprimtarite e juaja kryesore per vitin 2011

Pjeter Matusha Javen e pare te shkurtit jam i ftuar per disa koncerte ne Komunitetin shqiptar ne SHBA. I falenderoj bashkekombasit tane qe vazhdojne ti pelqejne lahuten dhe muziken time. Me ngroh fakti qe ata jane te malluar edhe per artistet shqiptare te muzikes folklorike. Kam deshire te jap koncerte edhe ne Kosove si dhe per shqiptaret ne Maqedoni e Mal te Zi sepse mes tyre ka mjeshtra te lahutes dhe adhurues te shumte te muzikes se saj.

A do ta mbani mjeshterine e ekzekutimit me lahute vetem per vete apo do ta percillni edhe tek te rinj

Drejtoj nje kurs per tu mesuar mjeshterine e lahutarit dhjete djemve te rinj. Jane djem qe po punojne me deshire dhe vullnet per te ecur perpara ne ekzekutimin me lahute. Kam bindjen se ata do ta ruajne trashegimine dhe identitetin tone kombetar ne lahutari. Nxenesve te mi do tu le amanet qe kur te vdes te me percjellin me tingujt e lahutave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›