E Diel, 1 Nëntor 2026

“Cilësia e lartë e ekonomisë, thelbësore për të përmirësuar hartimin e politikave monetare”

23-10-2011 / Gazeta 55

FMN vlerëson aftësinë e ekonomisë shqiptare në përballimin e krizës. Raporti thekson përballimin e krizës, falë politikave të zbatuara në vite, për të zbutur ndikimet e saj

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin më të fundit për Shqipërinë për vitin 2011 ka deklaruar se, vendi e ka përballuar mirë krizës ekonomike, pasi politikat e zbatuara përgjatë viteve të para-krizës dhanë hapësirë për të zbutur ndikimet e saj. Mjedisi post–krizë ka nxjerrë në pah sfida të tjera të politikave monetare.
Pavarësisht vlerësimeve pozitive të ekonomisë FMN ka raportuar se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2011 do të jetë rreth 2.5 për qind, nga 3 për qind në vitin 2009 dhe 2010. Ndërsa, qeveria shqiptare është më optimiste në parashikimet e saj, duke arritur në shifrat 4-5 për qind të rritjes së ekonomisë.
Norma fleksibël e këmbimit valutor dhe regjimi i objektivit të inflacionit i kanë shërbyer ekonomisë shqiptare. FMN ka vlerësuar se politika monetare mbetet e kujdesshme dhe e koordinuar me politikën fiskale, për të përmbajtur pritshmëritë inflacioniste dhe për të ruajtur parashikimet e rritjes. Norma e këmbimit ka qenë në linjë me pritshmërinë dhe ka nxjerrë në pah se, përpjekjet e forta për konsolidimin fiskal mund të ndihmojnë për të nxitur qëndrueshmërinë e jashtme.
Elasticitetit i sistemit bankar shqiptar, përgjatë krizës është vlerësuar, pavarësisht rreziqeve të paralajmëruara, përfshirë ata nga ndikimi rajonal. Një pikë kyçe është zgjidhja e shpejtë e nivelit të lartë të kredive me probleme. Në raportin e FMN-së thuhet se në buxhetin e shtetit janë kryer disa herë ndërhyrje për shkurtime të shpenzimeve dhe këshillon se duhet të tregohet kujdes me borxhin publik, për ta mbajtur atë poshtë kufirit të 60 për qind të PbB, duke theksuar sfidat enë rritje me të cilat do të përballet ekonomia shqiptare.
FMN-ja ka nxitur autoritetet për të vazhduar mbikëqyrjen e bankave dhe zhvillimin e tregut të monedhës vendase, duke theksuar nevojën e rritjes së gatishmërisë përballë krizës. Krerët e Bordit Ekzekutiv të FMN-së u kanë kërkuar autoriteteve vendase për të riforcuar reformat strukturore, përmirësimin e mjedisin e biznesit dhe nxitjen e prodhimit dhe rritjes, kryesisht duke siguruar të drejtën e pronës, titujt e pronësisë dhe përmirësimin e zbatimit të kontratave. Ata nënvizuan se, statistikat e cilësisë së lartë ekonomike janë tejet thelbësore për të përmirësuar hartimin e politikave monetare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›