E Diel, 1 Nëntor 2026

“Borxhi publik, i kontrollueshëm, duke barazuar shpenzimet me nivelin e rritjes ekonomike”

23-10-2011 / Gazeta 55

Flasin ekspertët

Ideja për të kufizuar qeverinë në marrjen e borxhit gjen mbështetje edhe tek ekspertët më të mirë brenda mazhorancës.
“Është një shqetësim, mekanizmi që duhet zgjedhur ka nevojë për më shumë debat profesional”, ka deklaruar eksperti Selami Xhepa.
Por ekspertët ndahen mbi rrugën se si borxhi duhet të mbahet nën kontroll. Selami Xhepa, deputet i së djathtës në Parlament, thotë se rruga më e mirë është ajo e kufizimit të shifrës së shpenzimeve me ligj.
“Një rregull më efikas do ishte vendosja e një rregulli që rrit normën e shpenzimeve publike në nivelin e rritjes ekonomike, që do ta çonte në një trajektore që vjen në ulje”, ka sugjeruar Xhepa. Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Sybi Hida, mbështet një tjetër variant. Atë që fuqizon kompetencat e Parlamentit, por edhe ekspertëve të pavarur në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e borxhit. “Parashikimet makroekonomike të mos bëhen më nga qeveria, por nga një grup i posaçëm ekspertësh të pavarur, që do të jetë pranë Parlamentit”, ka propozuar Hida. Kohët e fundit deputeti socialist Ben Blushi, ka kërkuar kufizimin e borxhit në kushtetutë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›