Autori i Lockerbie Libia nuk dorezon Al- Megrahin

Libia nuk do të ekstradojë Abdel Basset al-Megrahi, personin e dënuar për vendosjen e bombës në vitin 1988 në avionin Pan Am i cili u rrëzua më pas mbi qytetin skocez të Lockerbisë. Ministri i Drejtësisë në Këshillin Kombëtar të Tranzicionit tha nga Tripoli se kryengritësit nuk do të dorëzojnë asnjë qytetar libian në Perëndim. Sipas tij, nga pikëpamja juridike, al-Megrahi është gjykuar dhe dënuar njëherë.
E në fakt, Megrahi, i cili ishte diagnostifikuar me sëmundje të pashërueshme, kaloi vetëm tetë vjet të dënimit të tij në një burg skocez dhe më pas u lirua për shkak të gjendjes së tij shëndetësore në 2009. Autoritetet skoceze e lejuan atë të fluturonte drejt Libisë, pasi mjekët i dhanë vetëm disa muaj jetë. Ndërsa qeveritë perëndimroe në atë kohë, nuk e pritën mire lirimin e terroristit, ai u prit si një hero në Tripoli dhe televizioni shtetëror transmetoi pamje të turmave që e borhorisnin.
Këto pamje ndezën një zemërim të pamaasë tek familjarët e 270 viktimave që humbën jetën nga shpërthimi i avionit, 189 prej të cilëve ishin amerikanë. Administrata Obama kritikoi ashpër vendimin e Skocisë dhe shumë politikanë dhe familjarë të viktimave kanë kërkuar gjatë këtyre viteve ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, CNN në një transmetim ekskluziv nga Tripoli njoftoi se atentatori ndodhen në gjendje kome në shtëpinë e tij në kryeqytetin libian. Më herët, pati lajme se ai ishte arratisur së bashku me kolonel Gedafin, por që nuk u konfirmuan. Në kuadër të dezertimeve të figurave të larta gjatë luftës në Libi, herë pas here kishte dëshmi të tyre se atentati i Lokerbi ishte urdhëruar nga vetë kolonel Gedafi.
Juli Prifti