E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratet do ndahen Milo Ne opozite edhe te djathte

Në 2013-ën opozita do të hyjë në zgjedhje në koalicion edhe me parti të djathta. Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo konfirmon krjimin e një partie të djathtë vitin e ardhshëm që do të tentojë krijimin e një poli të djathtë ku të përfaqësohen të gjithë të pakënaqurit nga PD dhe si e tillë, thotë ai, do të jenë të rreshtuara nga opozita.

“Mund të ketë një prurje nga e djathta në koalicionin opozitar aktual me krijimin e një partie të re politike që duket në sfond që do të ndodhë në vitin 2012. Në vitin 2012 do të ketë një përpjekje nga e djathta për të krijuar jo vetëm një parti politike, por ndoshta edhe për të krijuar një pol të tretë politik që do të mund të grumbullonte ato që quhen parti të qendrës së djathtë dhe nuk kanë patur një bosht të qëndrueshëm gjatë këtyre viteve”-tha Milo.

Përveç kësaj lëvizje, Milo thotë se nuk pritet të ketë tronditje në mënyrën sesi janë rreshtuar partitë në koalicione dhe kur jep këtë përgjigje ka parasysh se LSI do të mbetet në aleancë me demokratët, përderisa nuk ka ofertë kontrete nga PS për këtë forcë politike. Në analizë të kursit të ri të opozitës Milo mbështet ndryshimin e kursit të PS-së,me pjesëmarrje aktive në parlament pasi së pari duhet të vendosen interesat kombëtare mbi ato partiake thotë ai, duke përbërë në këtë qëndrim ndryshimin me aleatin tjetër të socialistëve Gjinushi që e kundërshton bashkëpunimin e mundshëm të opozitës me maxhorancën.

“Nëse duam tashmë që vërtet të mendojmë mbi bazën e interesave kombëtare atëherë duhet që të diskutohen të gjitha ato probleme që kanë mbetur pezull për një kohë të gjatë. Duhet bërë një politikë aktive opozitare në Kuvendin e Shqipërisë, sepse shqiptarët i drejtojnë sytë nga parlamenti shqiptar pavarësisht se cila është cilësia e tij”-theksoi Milo.

Por në rradhët e aleatëve të pakënaqur nga PS renditet ashtu si Gjinushi edhe Milo, kur thotë se nuk duhet të përdoren me nga PS si garniturë vetëm për kohë fushatash dhe të mënjanohen siç po ndodh tani.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›