Kampionatet europiane Bayern kthehet ne krye te renditjes

Bayern-i i Mynihut ka mundur 3-0 Kaiserslautern, duke marrë kryesimin e Bundesligës për herë të parë pas më shumë se një viti. Tre gola të Mario Gomez i kanë dhuruar suksesin, skuadrës së drejtuar nga Jup Heinkens, që ka konfirmuar veten si pretendente për të për titullin kampion.
Bayern-i do të kalonte në avantazh në fundin e pjesës së parë, falë një 11 metërshi të kthyer në gol nga Gomez, ndërsa me rikthimin në fushë, sulmuesi do të shënte dhe dy herë të tjera për të vulosur suksesin e skuadrës së tij. Pas kësaj fitoreje bavarezët janë ngjitur në vendin e parë të renditjes me 9 pikë, po aq sa Shalke, e cila mundi minimalisht 1-0 Mönchengladbach. Heroi i ndesghjes ka qenë Raul, i cili vulosi suksesin e skuadrës së tij në javën e katërt të Bundesligës.
Në kamopionatin francez kampionët në fuqi të Lille janë kthyer te fitorja, pasi mundur 3-2 Olimpikun e Marsejës në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Vendasit do të mbyllnin pjesën e parë në avantazh, pas golit të Soë, por mke rikthimin në fushë Marseja do të përmbyste rezultatin falë dy golave të shënuar nga Valbuena. Por festa e skuadrës së Deschamps nuk do të zgjaste. Lille do të barazonte rezultatin në fillim me Chedjou, ndërsa më pas do të arshivonte fitoren me Soë nga pika e penalltisë.
Në Hollandë, PSV Eindhoven mundi me rezultatin tenistik 6-1 Excelsior, duke regjistruar dhe fitoren më të thellë në këtë sezon. Gjithcka e lehtë për vendasit, të cilët do të mbyllnin pjesën e parë në barazim, nëdras më pas do të ktheheshin në fushë me pesë gola të tjerë duke arshivuar sukseësin në javën e katërt të kampionatit hollandez.
Nertan Prifti