Autori i kerkoi te kuronte te emen
Ornela Hila
Vlore- Autori i dyshuar i masakrimit te mjekut neurolog Kosta Koci tre dite me pare i ka kerkuar 65 vjecarit qe te kuronte nenen e tij. Por neurologu i eshte pergjigjur se sapo ishte nisur per diku tjeter se e kishin marre ne telefon. Argumenti nuk ka qene bindes per te riun dhe ka nxjerre thiken duke e goditur disa here ne trup. Rreth kesaj fabule po heton policia e Vlores per ngjarjen e ndodhur para Poliklinikes Qendrore pasditen e se martes. Rrefimi eshte bere nga vete mjeku Kosta Koci per shefin e komisariatit dhe drejtorin e spitalit kur kaloi gjendjen e komes. Por mesohet se mesditen e djeshme 65 vjecari ka rene serish ne gjendje shoku dhe eshte nisur me urgjence per ne Tirane. Po dje eshte mbajtur edhe protesta sensibilizuese e bluzave te bardha te Vlores. Policia ka vene ne dispozicion te informatorit per emrin e autorit 300 mije leke shperblim.
Gjendja
Vetem nje dite ka zgjatur permiresimi i gjendjes shendetesore te mjekut neurolog Kosta Koci. Burime zyrtare nga spitali rajonal u shprehen dje per gazeten "KJ" se 65 vjecari ka rene serish ne gjendje kome, duke shfaqur keshtu komplikacione qe vijojne t'i rrezikojne jeten. Ndersa e kane derguar me urgjence ne spitalin e Tiranes, koleget vijojne te jene ne merak per shendetin e Kocit. I plagosuri ka kaluar nje nate jo te mire, derisa dje ne mesdite eshte nisur me nje ambulance drejt kryeqytetit. Ministria e Shendetesise ka vene cdo mjet ne dispozicion per te mundesuar kurimin e neurologut. Madje po shikohet mundesia e nje udhetimi jashte vendit me qellim kurimin e tij.
Rrefimi
Grupi hetimor ka arritur qe t'i shkepuse mjekut Kosta Koci edhe nje rrefim te dyte pas daljes se pare te tij nga gjendja e komes. Por edhe pse munden te siguronin disa te dhena nga familjaret, ne biseden qe i demtuari ka bere, serish policia vendore nuk ka asnje emer te autorit te krimit. Mesohet se mjeku ka dhene nje pershkrim te situates kur ka ndodhur ngjarja. Ne baze te disa deklarimeve te bera, pak minuta perpara se te ndodhte plagosja ai ka qene ne klinike. "Me erdhi nje zonje, te cilen duhet ta vizitoja dhe dola nga klinika per te shkuar tek banesa e pacientes. Ne rruge me ndaloi nje djale i ri, zeshkan, i veshur me nje kostum sportiv dhe me kerkoi te shkoja t'i vizitoja nenen. Une i thashe qe do te shkoja pasi te kisha mbaruar me pacienten tjeter qe kishte shkuar me pare dhe iu luta te priste. Por ai me hodhi doren ne qafe dhe nisi te me qellonte me thike", ka rrefyer Kosta Koci per hetuesit. Ai ka thene se nuk e njihte te riun si emer apo ta kishte takuar me pare. "Me pas nuk mbaj mend asgje. Di vetem qe u perpoqa te mbrohesha nga goditjet e thikes. Nuk e njihja fare si fytyre agresorin dhe nuk kam ndonje konflikt", ka perfunduar 65 vjecari rrefimin. Deri dje ne mbremje policia e Vlores nuk kishte ndaluar asnje te dyshuar, edhe pse ka mundur te krijoje nje identikit te autorit te krimit. Madje edhe mjeket vune ne dukje kete te mete te policise, e cila nuk ka zbuluar autorin e krimit.
“Jemi te indinjuar, nuk kemi siguri per jeten"
Bluzat e bardha te spitalit rajonal te Vlores, ashtu edhe sic kishin paralajmeruar nje dite me pare, dje kane zhvilluar nje proteste sensibilizuese para godines rreth ores 11:00. Qellimi ka qene denimi i sulmit fizik ndaj mjekut Kosta Koci dhe vemendja e shtetit per te mbrojtur jetet e tyre. "Ne kerkojme qe te punojme te qete ne profesionin tone. Kerkojme sensibilizimin e publikut dhe denojme kete akt te turpshem dhe te shemtuar", thane ata gjate deklaratave te tyre. Sulmin ndaj 65 vjecarit e denoi edhe Shoqata e Neurologeve Shqiptare ne Qendren Spitalore "Nene Tereza". Te gjithe mjeket kane dale perpara spitalit ne shenje proteste, duke marre shkas edhe nga ngjarja e tre diteve me pare, ku mbeti i plagosur doktor Kosta Koci.
Lidhur me protesten e mjekeve, kreu i spitalit rajonal te Vlores, Luter Nuraj, u preh se eshte ne mbeshtetje te bluzave te bardha. "Kjo proteste le te sherbeje si akt ndergjegjesimi per te gjithe komunitetin. Ketu cdo dite eshte prezente dhuna, e cila i bashkohet stresit te punes me pacientet. Ne si personel mjekesor kerkojme respekt per punen tone", u shpreh Nuraj.
Luter Nuraj: "Autori te denohet me vdekje"
"Sot (dje) gjendja e Kostes eshte renduar. Ai vijon te kete probleme qe padyshim i kane ardhur si pasoje e hemorragjise nga plaga ne gryke, ku thika ka pershkuar dhe keputur nje vene. Jam teper i indinjuar per faktin qe policia nuk po gjen ende autorin. Autori e ka qelluar 15 here me thike mjekun. Per kete kategori kriminelesh, jo vetem burgu, por duhet denimi me vdekje".
Fatmir Brahimi: "Jeta jone eshte ne rrezik"
Kreu i Pediatrise, Fatmir Brahimi, eshte shprehur se kjo proteste duhet te sherbeje per te sensibilizuar opinionin publik. "Ne punojne ne cdo dite te vitit, ne cdo ore, ne dispozicion te qytetareve per t'u kujdesuar per jeten dhe shendetin e tyre, ndersa jemi cdo dite te ekspozuar ndaj dhunes verbale dhe fizike. Ne kerkojme me shume siguri dhe mbrojtje", tha ai.
Agim Tetova "Jemi cdo dite nen presion"
Radiologu Agim Tetova u shpreh se kjo proteste eshte nje thirrje ndaj te gjithe opinionit, qytetareve, mediave e institucioneve per te siguruar qe bluzat e bardha te respektohen ne punet e tyre. "Ne jemi cdo dite nen presionin e njerezve te ndryshem qe me dhune verbale na kercenojne, na fyejne dhe nuk na lene te punojme te qete", perfundoi Tetova.