E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji kunder "duarve te shtrira"

Shqiperia i ka te gjitha mundesite per te mbrojtur femijet e saj. Kjo eshte deklarata optimiste e thene dje nga kryeministri Sali Berisha gjate aktivitetit te organizuar nga Koalicioni "Bashke kunder trafikimit te femijeve". Ai ka bere me dije se i ka kerkuar Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale projektin qe nuk lejon me te kete asnje femije "me duar te shtrira" neper rruge, duke lypur. Sipas kreut te qeverise, vertet Shqiperia nuk eshte nje vend i pasur, por mund t'i garantoje cdo femije ushqim, shkolle, libra dhe veshje.

Lypesit

Sipas kryeministrit Sali Berisha, kur sheh femije ne rruge qe lypin, kjo tregon nje dore te shtrire dhe nje gisht te treguar ndaj qeverise, ndaj shtetit, i cili nuk ka vendosur mekanizmin solid te mbrojtjes se tij. Per kete qellim ai beri me dije se i ka kerkuar ministrise se Punes projektin qe nuk lejon te kete me asnje femije lypes neper rruget e Shqiperise. Berisha ka treguar edhe kendveshtrimin e tij per menyren se si duhen luftuar keto fenomene. Celesi i efikasitetit te luftes kunder trafikimit dhe lypjes, sipas tij, eshte bashkepunimi ngushte, i te gjitha strukturave qendrore e vendore. "Eshte ne detyrimin e Ministrise se Brendshme dhe ministrise se Punes qe te bashkepunojne ngushte me bashkite dhe komunat, me njesite e mbrojtjes se femijeve, qe ta shtrijne kete bashkepunim dhe mision ne te gjitha qytetet e vendit", deklaroi kryeministri i Shqiperise gjate takimit. Nderkaq, ai nuk ka lene pa vleresuar rolin e organizatave jofitimprurese ne kete drejtim, si bashkepunetore e ngushte me strukturat shteterore.

Braktisja

Nje tjeter ceshtje qe con drejt kthetrave te trafikimit eshte edhe braktisja e shkolles. Sa i perket kesaj, duket se kryeministri nuk e ka kaluar pa kerkuar zgjidhje. "I kam kerkuar Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe se shpejti do te ndermarrim nismen "Zero tolerance" ndaj fenomenit te largimit te femijeve nga shkolla, pasi integrimi i femijeve ne shkolla eshte nje garanci qe ata t'u shpetojne kthetrave te tregtareve te femijeve", u shpreh Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Gjithashtu, sipas tij, ne baze te ligjit te ri te Gjendjes Civile po behet regjistrimi i te gjithe femijeve rome, si dhe po behen perpjekje qe ne keto zona te vihen ne funksion shkolla dhe ambiente ushqimi, si nje mundesi per t'i mbrojtur, per t'i mbajtur dhe shkolluar femijet e ketij komuniteti. Ndersa Rezarta Abdiu, Drejtore e Ekzekutive e Qendres se Sherbimeve dhe Praktikave Ligjore te Integruara tha gjate fjales se saj se kurba e trafikimit te femijeve ka arritur kulmin ne vitin 2000, me pas fenomeni, ka nje renie ne vitin 2003, por qe nga ky vit tendenca e trafikimit nuk ka rene.

Withers

Ambasadori amerikan ne Tirane, Withers, premtoi se Ambasada do te qendroje perkrah strukturave shqiptare, ne menyre qe Strategjia per Luften kunder Trafikut te Femijeve, e prezantuar ne takimin e sotem nga Koalicioni BKTF, te behet realitet.

Statistikat

Sipas drejtuesve te koalicionit, nuk mund te deklarohen shifra te sakta ne nivel kombetar, sepse organizata qe operojne ne fushen e trafikimit, nuk mbulojne te gjithe vendin per te pasur nje shume te rasteve. Policia ka evidentuar 32 raste ne 2007.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›