E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina ne humnere, plagoset kreu i KESH

Kurbin- Drejtori i Filialit Elektrik te Matit plagoset ne nje aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne aksin rrugor Burrel-Milot, ne afersi te fshatit Skurraj te rrethit Kurbin. Burime zyrtare te policise thane se u njoftuan rreth ores 13:30 per daljen nga rruga te makines se Luan Ramit, kreu i filialit te KESH per rrethin e Matit. Mesohet se zyrtari udhetonte drejt Tiranes i vetem me nje makine fuoristrade, tip "Benz". Ndersa ka dale ne kthesen ne afersi te kryqezimit te rruges kombetare, pak metra larg fshatit Skurraj te Kurbinit, cuditerisht mjeti perfundoi jashte rruge. Policia tha se mjeti kishte rene ne nje humnere 200 metra, nje zone e mbuluar me shkurre. Pas disa rrotullimeve makina ka ndaluar ne afersi te nje perroi, e permbysur. Menjehere nje grup mjekesh dhe uniformash blu i jane drejtuar vendngjarjes, duke nxjerre nga makina zyrtarin e plagosur, qe u dergua me urgjence drejt spitalit te Lacit dhe me pas per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Mjeket thane se gjendja shendetesore e Luan Ramit eshte kritike si pasoje e frakturave te shumta ne koke dhe trup qe ka marre gjate permbysjes se mjetit. Burime policore thane se nga hetimi paraprak rezulton se shkak i aksidentit dyshohet te jete rruga e demtuar dhe shpejtesia me te cilen udhetonte zyrtari.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›