E Diel, 1 Nëntor 2026

Policet, bashkepunetore te trafikanteve te femijeve

Nje numer i madh policesh kane qene vazhdimisht bashkepunetore ne fenomenin e trafikimit te femijeve. Nje fakt i tille ka dale gjate aktivitetit te djeshem organizuar me qellim zbutjen e ketij fenomeni. Keshtu, sipas pjesemarresve ne aktivitetin e organizuar nga Koalicioni "Bashke kunder trafikimit te femijeve", strukturat e rendit dhe te drejtesise kane verifikuar pjesemarrjen e policeve ne keto krime. Vetem gjate vitit te kaluar Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme verifikuan dhe dokumentuan aktivitetin kriminal te dy grupeve, mes te cileve ishin perfshire edhe punonjes policie. Pra, nje grup kriminal prej 9 personash, mes te cileve 4 police jane arrestuar ne vitin 2007 per trafikimin e qenieve njerezore ne Greqi. Nga hetimet e metejshme doli se nga 35 anetare qe kishte grupi, 15 prej tyre ishin punonjes policie. Nderkaq, ne muajin korrik u arrestua ne tjeter grup me 11 persona, nga te cilet 6 ishin punonjes police. Keto te dhena jane shqetesuese pasi flasin per nje pjesemarrje te konsiderueshme te punonjesve te policise ne trafikun e qenieve njerezore, gje qe ve ne pikepyetje numrin e rasteve te hetuara nga Policia e Shtetit. Identifikimi i ketyre anetareve te Policise se Shtetit te perfshire ne krim, tregon per ndergjegjesimin dhe angazhimin e institucioneve shteterore ne luften kunder korrupsionit. Sidoqofte duhet punohet me shume per te minimizuar mundesine e perfshirjes se punonjesve te policise dhe punonjesve te tjere publike te perfshihen ne aktivitete te paligjshme, sidomos ato aktivitete qe kane pasoja negative per femijet dhe te rinjte vulnerabel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›