E Diel, 1 Nëntor 2026

Autori i masakres ne Norvegji i tregon gjykates detajet e krimit

Anders Behring Breivik ka treguar sot me detaje rreqethese se si kishte vezhguar dhe kishte vrare 69 njerez korrikun e kaluar ne nje kamp te rinjsh ne nje ishull ne periferi te Oslos.

Ekstremisti i djathte Breivik tha ne sallen e gjyqit ku ishin te pranishem te aferm te atyre qe ai vrau se fillimisht ai kishte hezituar te zbatonte planin e tij per te vrare sa me shume njerez qe te mundej kur ai mberriti ne ishullin Utoya. Ai kishte aktivizuar nderkohe nje makine bombe prane nje ndertese qeveritare ne Oslo ku u vrane 8 persona.

Breivik duke deshmuar ne diten e peste te gjyqit te tij tha se ishte perpjekur ta luftonte ndjesine per te qelluar dike. Por me pas Brevik kujton se kishte hasur viktimen e pare.Une nxora armen time dhe e gjuajta ne koke.

Pas kesaj ai tha se vrasjet u bene me te lehta per te.
Breivik tha se me pas ai u drejtua drejt nje kafeneje ne kamp duke menduar se do te vriste sa me shume njerez qe te ishte e mundur.

Shumica e atyre qe ai vrau ne ishullin prane Oslos ishin adoleshente pjesemarres ne kampin rinor politik te partise se Punes e cila eshte ne pushtet ne Norvegji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›