E Diel, 1 Nëntor 2026

Darka me ministrat serbë, ndizet debati në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës është ndezur debati mbi akuzat e Kryeministrit Thaçi për takimet e fshehta të disa deputetëve kosovarë me zyrtarët serbë.
Thaçi ka kërkuar përsëri nga Vetëvendosje dhe AAK të bëjnë publike takimet me zyrtarët e qeverisë së Serbisë. Kur akuzoni për takime me zyrtarë të Serbisë, bëhuni edhe vetë të përgjegjshëm kur zyrtarët tuaj takohen me ministra të qeverisë së Serbisë, bëjeni publike. Le ta dijë edhe elektorati juaj që edhe ju të VV-së po takoheni me serbët, edhe Ardiani, tha dje Thaçi. Një prej deputetëve të AAK-së, Ardian Gjini, tha se në një prej takimeve ka qenë edhe këshilltari i Kryeministrit, Berat Buzhala. Mendoj se ajo që duhet thënë është se duhet takuar edhe për të kërkuar takime Por, nuk ishim takuar tinëz dhe po më duket se Berati mirë e ka kryer punën, e ka informuar Kryeministrin. Ai ka qenë me mua. Po flet për një konferencë. E kisha nxitur edhe Kryeministrin të marrë pjesë vetë e mos ti dërgojë veç këshilltarët. E keqja është takimi tinëz, takimi me përfaqësues të bizneseve e të bëhet biznes tinëz, ka reaguar deputeti i AAK-së. Deputeti Buzhala ka konfirmuar se ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare, ku kanë qenë edhe zyrtarët serbë, por se nuk ka shkuar të darkojë me ministrat e Boris Tadiçit, ashtu siç kanë bërë Shpend Ahmeti (Vetëvendosje) dhe Ardian Gjini. Ndoshta kanë raportuar 40 veta për këtë punë. Në darkën ku ke qenë ti dhe Shpendi unë skam qenë, dhe sdi çka keni folur aty, tha deputeti i partisë së Thaçit. Kryeministri ka thënë se nuk është kundër takimeve zyrtare, duke shtuar se askush nuk duhet të quhet tradhtar se është takuar me dikë para kamerave.

Akuzat e Bogdanoviç
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se në veri të Mitrovicës ka grupe të armatosura shqiptarësh ekstremistë. Ministri serb ka akuzuar autoritetet kosovare për aventurizëm, dhe ka kërkuar njëkohësisht që autoritetet ndërkombëtare të hetojnë çështjen, sipas agjencisë Ansa.

Ivanoviç: Nuk i njohim zgjedhjet
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, tha se organizimi i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë nuk është i mundur pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Nëse përfaqësuesit e serbëve në Zveçan dhe Zubin Potok vendosin ti mbajnë zgjedhjet, ato nuk do të pranohen. Për ti pranuar, Komisioni Zgjedhor Republikan do të lëshonte të tjera udhëzime, deklaroi ai në mediat serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›