Rritje e ngadaltë e energjisë bërthamore

Agjencia për Energji Bërthamore e OKB-së ka deklaruar se pritet të ketë një ulje të prodhimit të energjisë bërthamore në dekadat që do të vijnë.
Sipas ANEB-it, kjo bëhet për shkak të aksidentit të vitit të kaluar në centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni dhe gjendjes së dobët ekonomike me të cilën përballen shumë vende.
Parashikimi merr parasysh qëllimin e Japonisë që të heq dorë nga energjia bërthamore deri në fund të viteve 2030.
Holger Rogner, kreu për studime të energjisë në ANEB tha se Kina, India dhe Rusia do të kenë ndikimin më të madh të rritjes së fuqisë bërthamore në të ardhmen.