Presidenti, Rama darkë me Arvizun
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Ata kanë darkuar sëbashku me bashkëshortet e tyre në një nga restorantet e kryeqytetit, pranë stadiumit Dinamo.
Mësohet se biseda e tyre është përqëndruar në zgjedhjen e kreut të shtetit dhe ështjet e tjera siç është Reforma Zgjedhore.
Ashtu si shumë personalitete ndërkombëtare edhe Arvizu ka kërkuar që Presidenti të jetë konsensual.