E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobrusha: S’ka mbrojtje ligjore për largimin e mësuesve

Një fakt i tillë është pranuar edhe nga kreu i Sindikatës së Arsimtarëve, Xhaferr Dobrusha. Sipas tij, për këta mësues nuk ka mbrojtje ligjore për shkak të kontratave të tyre.

“Është e vërtet që rreth 1300 meshues me kontratë provizore u ka mbaruar afati i kontratës dhe nuk kane me marrëdhënie pune. Së pari është një problem social se shume nga këta mësues kanë diploma mësuesie, dhe ata kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe aspirate. Meqenëse këto kontrata janë bërë me efekt të shkurtër, nuk është rasti i këtyre 1300 personave i njëjte me atë te vitit te kaluar ku ishin 3700 mësues, por që kontratën e kishin në shkurt, por ata u tha qe pushoheshin në janar”, tha Dobrusha për mediat.

Megjithatë, ai ka deklaruar se do të negociohet me qeverinë për të mos rënduar mësuesit e tjerë me kontratë kolektive, pasi me vendimin e ri do t’iu shtohen orët mësimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›