Autoritet haitiane: Mendohet për rreth 200 mijë të vdekur
“Deri tani kemi nxjerrë kufomat e rreth 50 mijë personave nga rrënojat. Megjithëse asnjëherë nuk mund të arrijmë të gjejmë numrin e saktë të të vdekurve, mendojmë se ai mund të arrijë deri në 200 mijë”, deklaron për Reuters ministri haitian i Punëve të Brendshme, Paul Antoine Bien-Aime.
Në deklaratën e djeshme, ministri i Shtetit për sigurinë kombëtare, Aramic Luis bëri të ditur për gjetjen e 40 mijë kufomave, ndërkohë që sot ky numër ka shkuar në 50 mijë.