E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, bombë para Ministrisë së Informacionit

Policia vendase bën të ditur se bomba ka shpërthyer para kësaj Ministrie, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas një burimi anonim, 15 minuta para ngjarjes, një person i panjohur telefonoi në dy stacione televizive dhe në një gazetë ku paralajmëroi për shpërthimin.

Shpërthimi është i dyti i këtij lloji në Greqi në më pak se shtatë ditë. Grupi i majtë gueril grek "Komploti i celulave të zjarrta" ka konfirmuar më 12 janar se pjesëtarët e tij kishin vendosur një bombë, që më 10 janar kishte shpërthyer para ndërtesës së Parlamentit grek në qendër të Athinës.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›