E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulimi

Shkencëtarët kanë zbuluar shkrimin më të hershëm hebre që ka ekzistuar deri më tani. Ai daton në shekullin e 10 para Krishtit gjatë mbretërimit të Mbretit David. Ky zbulim mund të çojë në përfundimin se pjesë të Biblës mund të jenë shkruar disa shekuj më parë nga sa mendohet deri më sot. (Testamenti i Vjetër mendohet që të jetë shkruar në një formë të lashtë të hebraishtes), deri më tani studiuesit kanë pohuar se Bibla hebrenje e ka origjinën në shekullin e 16 para Krishtit, sepse shkrimet hebrenje nuk shkojnë përtej shekullit të 6. Por teksti i sapodeshifruar hebre është 4 shekuj më i hershëm. “Kjo do të thotë se Mbretëria e Izraelit ekzistonte që në shekullin e 10 para Krishtit dhe se disa prej teksteve biblike janë shkruar qindra vjet para datave që njihen aktualisht”, thotë një studiues i Universitetit të Haifas, që ka deshifruar edhe tekstin e lashtë. Pllaka me shkrimin është zbuluar rreth një vit më parë dhe domethënia e tekstit është një deklaratë sociale në lidhje me mënyrën se si njerëzit duhet të trajtojnë vejushat, skllevërit apo jetimët.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›