E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të ulë deficitet deri në 2014-n

Kriza
Greqia paraqet planin emergjent të Brukselit

Greqia pritet që të paraqesë në Komisionin Europian planet për të reduktuar deficitin e saj të stërmadh buxhetor. Bëhet fjalë për një plan trevjeçar, të cilin Parlamenti grek e ka miratuar të enjten. Sipas tij, do të punohet me të gjitha mënyrat për të arritur një ulje të deficitit në 2.8 deri në vitin 2012. Aktualisht ai është në masën shumë kritike prej 12.7% të Prodhimit Kombëtar Bruto ose katër herë më i lartë se limiti prej 3% i lejuar nga vendet e Bashkimit Europian për vendet që bëjnë pjesë në zonën që operon me monedhën euro. Ndërsa për sa i përket borxhit të Greqisë, ai zë 113% të Prodhimit Kombëtar Bruto. Gjendja e financave publike greke ka qenë nën vëzhgim shumë të rreptë këtë javë nga ana e të dërguarve të posaçëm të Bashkimit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane. Të enjten, Presidenti i kësaj banke u detyrua që të përgënjeshtronte spekulimin se Greqia mund të detyrohet që të dalë nga zona euro, për shkak të problemeve të saj të mëdha me deficitin buxhetor. Ndërkaq, analistët kanë paralajmëruar Greqinë se mund të kërkojë një ndihmë ekonomike në institucionet e financave ndërkombëtare për të kaluar situatën e vështirë, por kjo është përjashtuar plotësisht nga ministri grek i Financave, George Papaconstantinu.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›