E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet e Kosoves denojne arrestimin e dy pjesetare te policise nga Serbia

Autoritetet me te larta te Kosoves e kane denuar arrestimin e dy pjesetare te policise se Kosoves ne zonen kufitare me Kosoven nga ana e autoriteteve te Serbise.

Autoritetet e Serbise thane se kane arrestuar dy pjesetare te policise se Kosoves ne zonen kufitare me Kosoven. Ministri serb i puneve te brendshme Ivica Dacic u tha mjeteve serbe te informimit se te dy pjesetaret e policise se Kosoves ishin te armatosur me pushke automatike dhe me vete kishin pajisje per matjen e largesise. Ai i identifikoi te arrestuarit si Shukri Binaku e Sami Beqiri te cilet sipas tij kishin me vete arme qe paraqet sic thote ai shkelje drastike te marreveshjes ushtarako-teknike te nenshkruar ne Kumanove me 1999 duke ju referuar marreveshjes se 9 qershorit te atij viti te nenshtruar ndermjet autoriteteve te Beogradit dhe NATO-s me te cilen iu dha fund luftes ne Kosove. Ministri i brendshem serb Ivica Dacic i cili drejton Partine Socialiste te Serbise tha se secili qe shkel kete marreveshje do te arrestohet.

Nderkaq autoritetet ne Prishtine konfirmuan njoftimet per arrestimin e dy pjesetareve te policise por thane se pjesetaret e policise kane qene duke patrulluar ne zonen e pergjegjesise se Policise se Kosoves dhe nuk e kane tejkaluar zonen e pergjegjesise se tyre.

Arrestimin e dy pjesetareve te policise se Kosoves e ka denuar Presidentja e vendit Atifete Jahjaga e cila e ka quajtur ate sulm mbi integritetin institucional e territorial te Republikes se Kosoves. Ne nje komunikate per opinion te presidentes thuhet se arrestimet e shpeshtuara te qytetareve te Republikes se Kosoves nga autoritetet e Republikes se Serbise nuk kontribuojne ne vendosjen e marredhenieve te mira ndermjet dy vendeve.

Presidentja e Kosoves ka kerkuar nga autoritetet e Serbise qe te heqin dore nga  keto provokime dhe veprime arbitrare ndaj qytetareve te Republikes se Kosoves dhe institucioneve te saj dhe te lirojne te gjithe ata qe jane arrestuar pa arsye thuhet ne komunikaten e presidentes Jahjaga.

Edhe qeveria e Kosoves e ka denuar arrestimin duke e quajtur ate nje akt qyqar te  qeverise se Serbise dhe ne kundershtim me vlerat evropiane te fqinjesise se mire.

Ne nje komunikate per opinion te qeverise thuhet se arrestimi cenon rende marreveshjet e arritura ne mes te Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ky akt cenon rende raportet ne mes te dy shteteve te pavarura Kosoves dhe Serbise.

Ne komunikate qeveria u ben thirrje te gjitha institucioneve nderkombetare  qe te ndermarrin hapat e domosdoshem per te ndikuar te Beogradi zyrtar per ti ndalur keto veprime arbitrare dhe te kunderligjshme.

Qeveria e Republikes se Kosoves kerkon nga Qeveria e Serbise qe menjehere dhe pa kushte te beje lirimin e policeve kosovare thuhet ne komunikaten e qeverise se Kosoves.

Arrestimet e sotme pasuan paralajmerimet e ministrit serb te puneve te brendshme se autoritetet e Serbise do te kunderpergjigjen ndaj arrestimeve te serbeve nga ana e autoriteteve te Prishtines. Te henen policia e Kosoves arrestoi kater pjesetare te komunitetit serb qe po bartnin materiale per zgjedhjet e Serbise me cka sipas policise ata kishin shkelur rendin kushtetues te Kosoves.

Ne kunderpergjigje policia serbe arrestoi dy shqiptare perfshire Hasan Abazin kryetar i sindikatave te industrialisteve te Kosoves derisa po udhetonte per ne Kroaci nepermjet territorit te Serbise.

Keto zhvillime nxiten reagime te shumta perfshire edhe departamentin amerikan te shtetit Bashkimin Evropian si dhe organizata e ndryshme nderkombetare per te drejtat e njeriut te cilat bene thirrje per shmangie te veprimeve qe mund te nxisin tensionet te cilat edhe ashtu u shtuan pas paralajmerimeve te Beogradit se do te organizoje zgjedhjet lokale edhe ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›